Në organizim të Fondacionit të Qendrës së Civilizimit Islam – FOCIC në Shkup, sonte profesori amerikan me prejardhje ballkanike Paul Mojzes, mbajti ligjëratë në temën: “Roli i religjionit mbi zgjedhjet e tanishme në SHBA”, raporton Anadolu Agency (AA).

Profesori Mojzes ligjëratën e tij e nisi me shpjegimin në të cilën mënyrë ka ardhur deri te situata aktuale, për garën për Shtëpinë e Bardhë për ta udhëhequr Hillary Clinton nga ana e Demokratëve dhe Donald Trump nga ana e Republikanëve.

“Demokratët e kanë Hyllary-n e cila një kohë të gjatë është në politikë ndërsa Republikanët kishin shtatë kandidatë nga të cilët në fund, siç pamë u zgjodh Trump. Mes tyre, kishte kandidatë të tillë për të cilët mendohej se paraqiten në kushte të tilla për shkak të popullaritetit, promovim dhe marketing. Trump ishte njëri nga ta. Elektorati u përgjigj pozitivisht në atë dhe ai arriti deri këtu”, tha profesori Mojzes në fjalën e tij.

Për shkak se siç tha, retorikës së çuditshme të Trump, fjalët e tij nuk mund të pranohen si serioze por megjithatë janë shqetësuese.

“Përderisa ndodh që Trump të zgjedhet për president SHBA do të bëhet diktaturë fashiste”, theksoi profesori Mojzes i cili tha se është i shqetësuar për shkak të retorikës dhe qasjes së tij ndaj problemeve thelbësore në SHBA.

Sipas tij, religjioni në SHBA luan rol shumë të rëndësishëm. Në krahasim me qëndrimet e Demokratëve dhe Republikanëve, ai sqaron se vjen deri tek ndryshimet në qëndrimet e tyre ndaj këtyre çështjeve.

“Partia Republikane më herët lavdërohej se janë religjioz dhe se kanë vlera religjioze. Demokratët më herët nuk i bënë të ditur publikisht preferencat e tyre ndaj religjionit, përderisa sot, ata nuk i fshehin ndjenjat edhe në krahasim ndaj kësaj çështjeje”, tha Mojzes duke shtuar se SHBA insiston të jetë e orientuar ndaj religjioneve të ndryshme dhe se ashtu është e fokusuar politika e jashtme e SHBA-ve lidhur me këtë çështje.

Mojzes theksoi se retorika e Trump në krahasim me kulturat e ndryshme, religjionet, racën dhe gjithçka që është më ndryshe nga ai është me përmasa shqetësuese, me çka e potencoi shembullin e Trump ku ai thotë se të gjithë migrantët duhet të shpërngulen nga SHBA dhe se muslimanët janë kërcënim për SHBA-të.

“Trump tha se muslimanët janë kërcënim për SHBA-të”, potencoi profesori me çka theksoi se kjo qartë tregon se jotoleranca e tij ndaj gjithçka që është ndryshe nga ai, duke shtuar se islamofobia anë retorikën e tij është lehtë të njihet.

Duke folur për të dy kandidatët në garën presidenciale, Mojzes tha se në opinion ekziston perceptimi se “Clinton është e keqja më e vogël”.

“Unë besoj se Clinton është e aftë, gruaje e mençur, punon shumë. Disa thonë se nuk është mjaftueshëm e sinqertë dhe e ndershme dhe se Trump shpesh në paraqitjet e tij flet në lidhje me martesën e saj”, tha Mojzes.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen të martën më 8 nëntor.

Paul Mojzes është professor i studimeve religjioze dhe ish dekan në Kolegjin Rosemot në Pensillvania në SHBA. Ai është autor i librit “Gjenocidet ballkanike: Holokaust dhe pastrim etnik në shek. XX (Balkan Genocides: Holocaust and Ethnics Celansing).

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: epavarura.com/mojzes-nese-trump-zgjedhet-president-shba-te-behet-diktature-fashiste/ […]

Comments are closed.