Ky është momenti i tmerrshëm kur dy makina përfundojnë në linjën e ujërave të zeza teksa një gropë e madhe u hap në mes të rrugës si pasojë e çarjes së asfaltit.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së premtes në qytetin Madera të shtetit të Kalifornisë, i cili është prekur një një nga stuhitë më të forta të regjistruara vitet e fundit, të cilën e kanë pagëzuar dhe “bomba e motit”.

Nga pamjet në video, shihet se fillimosht në gropë kishte rënë njëra prej mjeteve dhe tjera kishte ngecur në cep të saj, duke përfunduar poshtë fill më pas.

Drejtuesi i mjetit të parë kishte mundur të largohej pa rënë makina në gropë, ndërsa gruaja 48 vjeçare që drejtonte makinën e dytë ishte brenda saj kur përjetoi tmerrin.

Ajo u nxor më pas nga shërbimet zjarrëfikse dhe u transportuar drejt spitalit në gjendje të rëndë.

Të njëjtin fat pati dhe një kamion që po udhëtonte në autostradën e Cajon Pass të premten në mbrëmje, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

 

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: epavarura.com/momenti-tmerrshem-kur-dy-makina-perfundojne-ne-grope-nga-carja-e-asfaltit/ […]

Comments are closed.