Përshkrimi i një recete shoqërohet gjithnjë me rekomandimet e mjekut, se në cilat orare duhet t’i marrim ilaçet, përpara apo pas një vakti etj, çfarë efektesh anësore mund të ketë medikamenti etj. Ajo që nuk ju është thenë, eshte se ngrënia e disa ushqimeve të caktuara kur ju mjekoheni mund të ndikojë në efektivitetin e këtyre të fundit. Disa ushqime mund të kenë efekte të padëshiruara kur ndërveprojnë me ilaçe të caktuara brenda trupit tuaj.

 

1. Nëse merrni antikoagulantë
Mos pini leng boronice! Sipas disa studimeve, pacientët që pinin lëng boronicë, gjatë kohës që janë trajtuar me antikoagulantët, kanë përjetuar gjakderdhje.

 

2. Nëse merrni ilaçe për presionin e gjakut
Shmangni bananet! Medikamentet e presionit të gjakut mund të rrisin nivelet e kaliumit në trupin tuaj. Bananet janë të pasura me kalium dhe sasia e lartë e këtij minerali mund të shkaktojë probleme. Nëse nivelet tuaja të kaliumit janë shumë të larta, mund të përjetoni rrahje zemre të parregullta ose palpitacione të zemrës.

 

3. Nëse merrni hollues gjaku
Hiqni spinaqin nga dieta juaj së bashku me zarzavate të tjera me gjethe jeshile qe përmbajnë vitaminë K. Kjo vitaminë mund të ndërhyjë tek holluesit e gjakut dhe antikoagulantët duke i ulur efektivitetin medikamenteve.

 

4. Nëse merrni antibiotikë tetraciklinë
Shmangni bulmetin ! Përmbajtja e lartë e kalciumit tek produktet e bulmetit mund të parandalojë trupin tuaj të përthithë antibiotikët.

 

5. Nëse merrni ilaçe për tiroidet
Mos hani arra! Arra janë të pasura në fibra, të cilat mund të parandalojnë trupin tuaj që të përthithë siç duhet ilaçet e tiroides.

 

6. Nëse merrni ilaçe për infeksionet bakteriale
Shmangni ushqimet që përmbajne tiraminë sepse gjatë marrjes së medikamenteve për një infeksion bakterial mund të shkaktojë jo pak probleme që lidhen me presionin e gjakut. Shmangni sallamin, suxhukun e thatë dhe djathrat e përpunuar

6 COMMENTS

Comments are closed.