Për fat të keq, jo çdo lloj mjalti është i pastër dhe natyral.

Sipas një studimi kërkimor deri në 76% e të gjithë mjaltit që është në treg i nënshtrohet një procesi të quajtur ultra-filtrim që përveç eliminim të papastërtive si gjurmë dylli, procesi i filtrimit heq polenin.Sipas prodhuesit, procesi i filtrimit është i nevojshëm për të parandaluar kristalizimin dhe zgjat jetën e produktit.

Megjithatë, konsumatorët nuk e dinë që në fakt, poleni është shumë i rëndësishëm dhe i siguron trupit shumë përfitime.

Ja disa metoda si të dalloni mjaltin natyral

  1. Mjalti i pastër kristalizohet me kalimin e kohës. Nëse ai që blini nuk kristalizohet kur mbahet në frigorifer, ndoshta nuk është mjaltë i pastër.
  2. Përzieni disa pika jod me një gotë ujë pastaj shtoni pak mjaltë në të. Nëse ngjyra e mjaltit bëhet blu, atëherë ai është kombinuar me niseshte misri.
  3. Përzieni disa pika uthull me një gotë ujë pastaj shtoni pak mjaltë në të. Nëse shihni shkumë, do të thotë se mjalti është i falsifikuar.
  4. Digjni mjaltin me një shkrepëse dhe shihni nëse ndizet. Mjalti i pastër do të ndizet.
  5. Shtoni një lugë mjaltë në një gotë me ujë. Nëse mjalti shkrin në ujë, do të thotë se është mjaltë i rremë ose me cilësi të ulët. Mjalti i pastër nuk tretet në ujë por bie në fund të saj i koaguluar.
  6. Vendosni pak mjaltë në një vend ku shihni milingona. Milingonat nuk do t’i afrohen mjaltit natyral.
  7. Mjalti i pastër dhe natyral ju jep ndjesinë e pickimeve në gojë para se ta kapërdini. Mjalti fals nuk ua jep këtë ndjesi

2 COMMENTS

Comments are closed.