Ministria ruse e mbrojtjes tha të mërkurën se sulmet ajrore të Rusisë në Siri kanë vrarë një nga liderët më të spikatur të ISIS-it, Abu Muhammed al-Adnani të martën.

Ministria tha se Adnani ishte një nga 40 rebelët e vrarë nga sulmet ajrore në rajonin e Sirisë të Maaratat-Umm Khaush, në provincën e Alepos.

Të martën, një zyrtar i mbrojtjes tha për Reuters se Shtetet e Bashkuara e shënjestruan Adnanin në një sulm në një mjet që udhëtonte në qytetin e Sirisë në al-Bab.

Adnani ka qenë një nga antarët e mbijetuar të fundit, bashkë me kalifin e vetë-emëruar Abu Bakr al-Baghdadi, i cili themeloi grupin dhe e shokoi Lindjen e Mesme duke pushtuar territore të mëdha të Irakut dhe Sirisë në 2014-n.

Përfaqësuesi i ISIS-it, ai ishte antari më i spikatur. Si kreu i operacioneve të jashtme, ai ishte i ngarkuar me sulmet jashtë vendit, duke përfshirë Europën, që është bërë një taktikë e rëndësishme për grupin ashtu siç ishin territoret qëndrore të Irakut dhe Sirisë të shkatërruara nga humbjet ushtarake./ Gazeta Impakt

7 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: epavarura.com/moska-thote-se-organizatori-isis-u-vra-nga-sulmet-ajrore-ruse-jo-amerikane/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: epavarura.com/moska-thote-se-organizatori-isis-u-vra-nga-sulmet-ajrore-ruse-jo-amerikane/ […]

Comments are closed.