Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dënon ashpër heqjen me dhunë të flamujve të Republikës së Turqisë në Prizren, duke e cilësuar këtë veprim si akt vandal nga persona të papërgjegjshëm që kanë për qëllim dëmtimin e shtetit demokratik dhe multietnik të Kosovës.

Në një njoftim zyrtar nga MPJ thuhet se kjo ministri kërkon që autorët të vihen para drejtësisë dhe të japin përgjegjësi për veprimet e tyre “të papërgjegjshme dhe të dëmshme”.

Lidhur me rastin, edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka komunikuar me Ambasadoren e Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç, ku e ka dënuar ashpër aktin si të tillë.

“Marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë të shkëlqyera dhe si të tilla ato nuk do të pengohen e as dëmtohen nga kurrfarë akti vandal e të izoluar që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe marrdhënieve tona miqësore me Turqinë”, ka thënë ministri Hoxhaj.

Ndryshe, sot disa të rinj në qytetin historik të Prizrenit kanë hequr një flamur turk i cili po qëndronte i varur në një shtyllë. Në një video të dërguar në mediat kosovare, shihet se si këta të rinj heqin flamurin turk nga shtylla, duke thënë se “Kjo festë është e jona”. Në video po ashtu shihet se të rinjtë kanë shkelur dhe kanë shqyer flamurin turk.

Ndërkaq, një ngjarje e ngjashme kishte ndodhur edhe në muajin nëntor të vitit të kaluar, në Festën e Flamurit, ku ishte hequr flamuri turk dhe po ashtu ishte bërë një sulm ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Prizren.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 77722 additional Info on that Topic: epavarura.com/mpj-e-kosoves-denon-heqjen-e-dhunshme-te-flamujve-te-turqise-ne-prizren/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you will find 86059 additional Info to that Topic: epavarura.com/mpj-e-kosoves-denon-heqjen-e-dhunshme-te-flamujve-te-turqise-ne-prizren/ […]

Comments are closed.