Një tjetër fitore në avancimin e trajtimeve me imunoterapi për kancerin këtë vit. Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve në SHBA kqa pranuar ilaçin e imunoterapisë të quajtuar Keytruda, i cili stimulon sistemin imunitar të trupit, për trajtimin e parë të pacientëve me kancer në mushkëri, shkruan CNN.

Me fjalë të tjera ilaçi mund të jetë trajtimi i parë fare tek pacienti që ka sëmundjen, madje, para kemioterapisë. Keytruda është ilaçi i vetëm i imunoterapisë i aprovuar për trajtimin e parë tek këta pacientë.
Pra, duket se kujdesi për kancerin në të ardhmen do të jetë vetë sistemi ynë imunitar. Por si e realizon ai këtë, dhe cilët janë pro dhe kundër tij?

“Sigurisht që do të jetë një mënyrë e pavarur e trajtimit të kancerit”, thotë dr. Philip Greenberg, kreu i imunologjisë në një qendër të studimit dhe trajtimit të kancerit në Siatëll.

“Ne gjithmonë flasim për tri shtyllat e terapisë së kancerit, terapia e rrezatimit, kemioterapia dhe ndërhyrja kirurgjikale, dhe mesa duket do të kemi dhe një shtyllë të katërt, e cila është imunoterapia. Ka raste kur ai mund të përdoret i vetëm, dhe ka raste ku mund të ndërthuret me terapitë e tjera”, thotë Greenberg. Ndoshta kjo lloj terapie mund të jetë terapia kryesore në të ardhmen.

2 COMMENTS

Comments are closed.