Organizata FAO ka paralajmëruar se me shtimin e popullsisë së botës, mungesa e ushqimit dhe uria e madhe do të jetë problemi kryesor i njerëzimit në dekadat e ardhshme.

Organizata FAO në raportin e saj më të fundit ka deklaruar se nëse nuk do të bëhen ndryshime të mëdha në metodën e prodhimit dhe shpërndarjes së ushqimit në nivel global, atëherë njerëzimin e pret një e ardhme e errët dhe me plotë kriza, thatësira dhe uri. Organizata FAO duke paralajmëruar për të ardhmen e sektorit të bujqësisë dhe problemet në garantimin e ushqimit në nivel global, ka deklaruar se për shkak të shtimit të madh të popullsisë, duhet shtuar prodhimet e sektorit të bujqësisë deri në 500%. Ekspertët kanë llogaritur se deri në vitin 2050, popullsia e botës do të arrijë deri në mbi 10 miliardë njerëz. Organizata FAO gjithashtu ka deklaruar se me krijimin e ndryshimit në dietën ushqimore të njerëzve në botë, është rritur në masë të madhe nevoja për ujë dhe drithëra për zgjerimin e sektorit bujqësor.

Nga ana tjetër, burimet e ujërave nëntokësore në masë të madhe janë duke u reduktuar. Ndryshimet klimatike gjithashtu kanë ndryshuar modelet e reshjeve dhe me pritet që në dekadat e ardhshme të reduktohen edhe më shumë prodhimet bujqësore. Organizata FAO ka bërë një llogari që në vitin 2030, rreth 600 milion njerëz në botë do të vuajnë nga kequshqyerja, ndërsa gjendja e përgjithshme e ushqimit në botë do të përballet me rrezik serioz.

3 COMMENTS

Comments are closed.