Pas studimit të të gjitha religjioneve të botës, murgu 66-vjeçar budist nga Tajvani ka vendosur të pranojë Islamin.

28 vite i kaloi si murg në Tajvan, më pas filloi udhëtimin në kërkimin të së vërtetës, dhe në fund e pranoi Islamin si besim të përsosur e të bukur.
Agjencitë maleziane të lajmeve kanë bërë të ditur se deklarimin e shehadetit murgu e ka bërë në xhaminë kineze dhe se gjatë ceremonisë së konvertimit të tij mori pjesë presidenti i Shoqatës muslimane kineze Melake, Lim Soon Jooi, i cili tha: “Si murg, ai ka studiuar shumë fe të botës. Dhe gjatë kësaj kohe, ai thotë se ka gjetur se Islami është feja më e plotë që i mbulon të gjitha aspektet e jetës”.
Soon Jooi më tej tha: “Detyra jonë kryesore është ta ndihmojmë atë që të mësoj më shumë për Islamin. Së pari ne do t’ia mësojmë gjuhën mandarin, sepse ai nuk di rrjedhshëm as gjuhën malaje, e as atë angleze. Kjo kërkon durim”, përfundoi ai.
Murgu është me origjinë nga Johori, ndërsa në Melaka kishte ardhur tre javë më parë.

4 COMMENTS

Comments are closed.