Me sa duket, Muri i Madh i Kinës mund të jetë një emër disi i gabuar. Në vitin 2012, studiuesi britanik Uilliam Lindesay ndeshi në një mbetje të harruar prej kohësh të murit… në Mongoli.

Lindesay eci përgjatë Murit të Madh, duke gjurmuar shtegun e tij në një udhëtim epik, 2460 kilometërsh që nisi në vitin 1986, shkruan standard.al.

Plot një dekadë më vonë, këmbëngulja e Lindesayt u shpërblye me rizbulimin e atij që është quajtur “Muri i Genghis Khanit”.

Më herët, studiuesit kishin gjetur vetëm mbetje skeletore, një kontur 100 kilometërsh nëpër shkretëtirën e Gobit, por pjesa e gjetur nga Lindesay qëndron në këmbë, dhe në kohët e veta ka qenë 2 m i lartë. Ai u përfundua mes viteve 1040 dhe 1160, pas plot 100 vite përpjekjesh.

Megjithatë, qëllimi i tij është i panjohur. Mungesa e mjeteve, armëve, dhe vendrojave tregon se nuk ka qenë kurrë me njerëz, ndoshta sepse ndërtuesit e hodhën tutje projektin për ta ngritur gjetkë. Tekstet e lashtë thonë se Ogedei Khanit, djali i Genghisit, pagoi për ngritjen e këtij “muri fantazmë” për të mbajtur gazela.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: epavarura.com/muri-genghis-khanit-sekreti-dhe-si-u-krijua/ […]

Comments are closed.