Bayan Zehlif nuk është ISIS-I, por ja që kështu e kanë emërtuar në albumin e fundvitit shkollor në një shkollë të mesme në Kaliforni.
Zehlif postoi në Twitter një fotografi nga albumi i shkollës duke komentuar: “Me sa duket unë qenkam Isis në albumin e shkollës …”
Megjithatë, koordinatori i shkollës Mat Holton ka deklaruar për The Los Angeles Times se Zehlif është ngatërruar më një tjetër studente që quhej Isis, mirëpo nëse ai vërteton që pas gjithë kësaj fshihet ndonjë i papërgjegjshëm që ka vepruar qëllimisht, atëherë do të merren masa drastike ndaj tij.
Susan Petrocelli, drejtoresha e shkollës ka reaguar në postimin në Twitter duke kërkuar ndjesë zyrtare.
Ndërkohë Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame është shprehur se punonjës për të drejtat e njeriut në Los Angeles po e hetojnë rastin dhe nuk do t’a lënë me kaq çështjen.

8 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 21373 more Info to that Topic: epavarura.com/muslimanes-vihet-nofka-isis-ne-albumin-shkollor-te-fundvitit/ […]

Comments are closed.