Nihad Awad, kryetari i Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR) një nga institucionet më të rëndësishme që përfaqëson muslimanët amerikanë, në një vlerësim pas zgjedhjes për president të republikanit Donald Trump i cili ka qenë pjesë e debateve për deklaratat islamofobike tha se “Ne jemi amerikanë. Këtu është vendi ynë. Ne nuk shkojmë askund. Askush nuk mund të na largojë nga këtu. Nuk duhet të lejojmë që askush të na frikësojë dhe të na ndalojë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i CAIR, Awad pas zgjedhjes së Trump si presidenti i 45-të i SHBA-ve ka vlerësuar për AA-në procesin zgjedhor dhe periudhën e re të muslimanëve amerikanë.

Duke shpjeguar se janë përjetuar një nga zgjedhjet më të jashtëzakonshme dhe më të debatueshme të kohëve të fundit Awad tha se sipas shumë personave Trump ka fituar zgjedhjet në një mënyrë surprizë.

“Si qytetarë amerikanë ne rezultatet zgjedhore i pranojmë si rezultat i një procesi demokratik”, tha Awad duke shtuar më tej se “Donald Trump i cili është zgjedhur president do të jetë presidenti i të gjithë muslimanëve amerikanë dhe i të gjithë amerikanëve. Gjithashtu dëshirojmë të sigurojë se nuk do të bëjë diskriminim ndaj asnjë bashkësie dhe pakice”, tha Awad.

2 COMMENTS

Comments are closed.