Qindra muslimanë u falën para Koloseut në Romë të Xhumanë në shenjë proteste për mbylljen e xhamive jozyrtare.

Ata i bënë thirrje autoriteteve të qytetit për të mbrojtur të drejtat e tyre fetare dhe kërkuan status ligjor për dhomat e lutjes, mesxhidet, në një vend ku vetëm një numër i vogël i xhamive janë të regjistruar zyrtarisht.

Francesco Terri, zëdhënës i Shoqatës së Musliman të Lazios, tha se komuniteti musliman ka kërkuar rregullimin urgjent ligjorë për të lejuar 1.6 milionë muslimanë të Italisë të falen në xhamitë e njohura zyrtarisht.

Shumica e muslimanëve falen në shtëpi dhe në qendrat kulturore islame.

Ministri i Brendshëm Angelino Alfano tha në muajin gusht se “xhamitë e vogla apo mini xhamitë në garazhe” nuk duhet të lejohen.

Grupi i të drejtave që organizoi demonstratën, Shoqata Dhuumcatu, e cila organizoi protestën, tha se policia ka mbyllur tri xhami të improvizuara në Romë në muajt e fundit.

Duke bashkëngjitur pankarta afër Koloseut, Sikdir Bulbul, 41-vjeçar me prejardhje nga Bangladeshi, i lindur në Itali, i cili ka jetuar në Romë për 16 vjet, tha se xhamia të cilen ai e ndihmoi të themelohet në vitin 2012 ishte mbyllur në shtator.

“Falja e Namazit të Xhumasë është shumë e rëndësishme për ne, kështu që sot ne kemi ardhur këtu në Koloseu. Përndryshe, ku tjetër mund të lutemi ne? “, tha ai.

Shoqata Dhuumcatu në facebook e saj thotë: “Ne kemi nevojë për vullnet politik për të zgjidhur problemin. Kjo është një detyrë kushtetuese e qeverisë për të lejuar ushtrimin e një të drejte kushtetuese si kjo për t’u falur. ”

Politikani i Romës i krahut të djathtë, Giorgia Meloni nga Partia Vëllezërit e Italisë, i cili doli i treti në zgjedhjet për kryetar bashkie të këtij viti, ka bërë thirrje për muslimanët që të jenë të detyruar të falen në italisht.

Burimi : Anadolu News Agency

5 COMMENTS

Comments are closed.