Një grua muslimane britanike është zvarritur nga hixhabi i saj përgjatë trotuarit, në atë që është thënë të jetë një krim i “pështirë” i urrejtjes.

Policia tha se gruaja 27-vjeçare është tërhequr nga pas dhe është rrëzuar nga dy meshkuj të bardhë të mërkurën, në një rrugë të populluar.

Gruaja sapo kishte përfunduar kursin e makinës në Old Church Road në Chingford dhe ishte në rrugën e saj për në një sallon flokësh, kur dy burra e sulmuan atë rreth orës 8 të mëngjesit.

Sulmuesit donin të shqyenin hixhabin e saj, sic thanë dëshmitarët, duke vënë në dukje se ata e tërhoqën disa metra para se të largoheshin nga skena.

Një kamerier, i cili punon në një restorant turk aty pranë, tha se e pa gruan duke u përpjekur në një karrige jashtë në tarracën e restorantit.

“Ne menduam se ishte një kliente dhe dola ta pyesja se çfarë dëshironte, por ajo po dridhej dhe po qante – ajo tha se ishte sulmuar,” tha ai.

“Ata ishin përpjekur të hiqnin shaminë e saj dhe ajo ishte zvarritur poshtë dhe përgjatë dyshemesë. Na u desh ta ndihmonim të ecte që të hynte brenda.”

“Unë kurrë nuk kam dëgjuar ndonjë gjë si kjo këtu,” shtoi ai. “Kushdo që e ka sulmuar atë mund të ketë lidhje të tjera me njerëz të tjerë, ne nuk e dimë.”

Gruaja më vonë u trajtua nga ndihmësit në restorant, por u dërgua në spital për lëndime të kurrizit.

“Ajo kishte bërë një operacion në kurriz muajin e kaluar dhe ishte me të vërtetë e shqetësuar se mos ishte dëmtuar përsëri, dhe ndoshta nuk do mund të ecte dot më vetë”, tha Hussan Bukhari, një tjetër dëshmitar.

Një studim nga Instituti i Marrëdhënieve Racore tregon se ka pasur një kulm në krimet e urrejtjes pas vendimit të Britanisë për të lënë Bashkimin Evropian.

Sipas studimit të lëshuar në fillim të këtij muaji, 134 incidente raciste janë raportuar në muajin pas referendumit Brexit më 23 qershor, kur pothuajse 52 për qind e votuesve britanikë zgjodhën të largohen nga BE-ja.

Muslimanët ishin në shënjestër në 30 incidente, që përbën grupin më të madh të viktimave, tregoi raporti.

Sipas një hetimi, gratë britanike të veshura me hixhab po përballen me diskriminim në punë pasi punëdhënësit preferojnë punësimin e punonjësve jo të mbuluara.

Punëdhënësit supozonin se muslimanet e veshura me hixhab ishin “të nënshtruara dhe të dobëta”, ka treguar hetimi i lëshuar nga Dhoma e Përfaqësisë së Grave dhe Komiteti i Barazisë në gusht. / Gazeta Impakt

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 34557 additional Information on that Topic: epavarura.com/muslimania-terhiqet-zvarre-nga-shamia-ne-nje-trotuar-ne-londer/ […]

Comments are closed.