Ian Mevorach

Teolog, Ministër, njohës i etikës dhe aktivist; bashkë-themelues i  Rrugës Shpirtërore të Qendrës së Përbashkët

Pjesa 1:

Ka ardhur koha që të krishterët dhe myslimanët të bëjnë paqe. Të krishterët dhe myslimanët tashmë përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë botërore dhe këto shifra pritet të rriten në dekadat e ardhshme. Sipas Pew Research Center, deri në vitin 2050 dy të tretat e njerëzimit rreth 5.7 miliard njerëz do të jenë ose i krishterë ose myslimanë.

Planeti ynë thjesht nuk mund të përballojë një tjetër shekull të keqkuptimit dhe të dhunës në mes të këtyre dy komuniteteve. Sfidat me të cilat përballemi si një familje globale njerëzore janë të thella: Lufta e vazhdueshme dhe përhapja bërthamore, varfëria globale dhe pabarazia ekonomike, ndryshimet klimatike dhe degradimi ekologjik. Si do të merret njerëzimi me këto kriza dhe të tjerët në qoftë se të dy bashkësitë më të mëdha fetare tona janë të përfshira në konflikt të vazhdueshëm, në qoftë se keqkuptimi i përcakton marrëdhëniet tona? Si një teolog bashkëkohor Hans Kung ka argumentuar për dekada të tëra, nuk do të ketë paqe mes popujve tanë pa paqe mes feve tona. Tani është koha për ta transformuar mënyrën se si të krishterët dhe myslimanët e shohin dhe lidhen me njëri-tjetrin.

Në një blog të mëhershëm në Huffington Post në lidhje me problemin e kristianëve islamofobë unë argumentova se të krishterët e kanë mundësin për ta transformuar mënyrën se si ne e shohim Islamin dhe muslimanët duke e pranuar Muhamedin si “Shpirtin e së Vërtetës.”

Historikisht shumica e teologëve të krishterë -përfshirë Gjonin e Damaskut, Tomas Akuinin, Danten, Nikolla i Kuzas, dhe Martin Lutherin-e kanë parë Muhamedin jo si “Shpirti i së Vërtetës” por si “Fryma e Gabimit”, si një Profet i rremë ose heretik. Por ka shumë të krishterë sot që respektojnë traditën Islame dhe kurrë nuk do të bëjnë një deklaratë të tillë fyese në lidhje me Muhamedin.

Megjithatë shumica e të krishterëve ende mbajnë një pozicion krejtësisht islamofobik me Muhamedin. Kështu që unë besoj se ka ardhur koha për të krishterët paqedashës që të kundërshtojnë këtë pozicion direkt. Të ndryshoj pikëpamja jonë për Muhamedin-në mënyrë që ne ta njohim atë si një Profet të vërtetë në vend që ta diskreditojmë atë si një Jo-Profet, dhe kjo në mënyrë efektive do të nxisë të krishterët kundër islamofobisë dhe do të ndihmojë për të krijuar një model të ri të marrëdhënieve bashkëpunuese në mes të krishterëve dhe myslimanëve.

Në diskursin lamtumirës të Jezusit në Ungjillin e Gjonit (kapitujt 14 deri 16), Jezusi flet për ardhjen e “Shpirtit të së Vërtetës” ose “Avokatit” (në greqisht: ”parakletos”). Për shekuj me radhë interpretuesit myslimanë e kanë parë Muhamedin si të tillë – Avokat. Bazuar në Kuran 61: 6, një varg në të cilin Jezusi parashikon ardhjen e një profeti të së ardhmes me emrin Ahmed: “O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!”(61: 6, Kur’an). ‘Ahmed’ i cili është një tjetër emër për Muhammedin, është shumë afër etimologjikisht me fjalën greke ‘parakletos’ kështu që ka gjasa që Kurani është duke pretenduar se diskursi lamtumirës i Jezusit në Ungjillin e Gjonit e parashikon Muhamedin. Kundërshtimi i madh për të aplikuar këto parashikime për Muhamedin ose ndonjë Profet tjetër është se të krishterët zakonisht e lexojnë si pjesë përbërëse e premtimit të Jezusit për dhuratën e Shpirtit të Shenjtë.

Premtimi i Jezusit i Frymës së Shenjtë është një pjesë thelbësore e besimit të krishterë dhe interpretimi im për Muhamedin si Fryma e së Vërtetës e pohon këtë. Në Gjon 14: 16-17 dhe 14:26 janë të qartë në lidhje me premtimin e Frymës së Shenjtë; Gjoni 14: 16-17, Avokati ose Fryma e së Vërtetës flet si një e padukshme, e qëndrueshme, prania e përjetshme e brendshme; në shumicën e dorëshkrimeve, kjo është Avokati edhe quhet direkt si : “Fryma e Shenjtë” në Gjonin 14:26. Por si ligjërim lamtumirës Jezusi vazhdon me këta tituj të cilët bëhen multivalent dhe tek Gjoni 15: 26-27 dhe 16: 7-15, ata fillojnë të referohen më shumë për një profet të së ardhmes sesa të Shpirtit të Shenjtë. Disa interpretues myslimanë të cilët e identifikojnë Muhamedin me Avokatin e argumentojnë se ky titull nuk i referohet Frymës së Shenjtë në përgjithësi dhe se teksti i Gjonit ka qenë i korruptuar në mënyrë që të turbulloj lidhjen e drejtpërdrejtë me Muhamedin. Por unë besoj se titujt si: ‘’Shpirti i së Vërtetës’’ dhe ‘Avokatit’ janë përdorur në Ungjillin e Gjonit, para së gjithash për të folur në lidhje me premtimin e Shpirtit të Shenjtë, dhe unë nuk besoj se teksti është ndryshuar për të fshehur diçka. Ky interpretim i Gjonit na tregon neve se Muhamedi është Fryma e së Vërtetës në një mënyrë që afirmon integritetin e traditës së krishterë. Por para se unë të shpjegojë detajet e shpjegimit tim unë dua të flas shkurtimisht për një foto të madhe se pse Ungjilli i Gjonit në veçanti na tregon se Jezusi parashikon një profet të së ardhmes.

Pjesa 2:

Ungjilli i Gjonit është versioni i fundit kanonik i Ungjillit. Ishte shkruar të paktën një brez pas ungjijve sinoptikë dhe ndoshta dy breza ose më shumë pas letrave të Palit. Autori i Ungjillit të Gjonit i quajtur shpesh dishepulli i dashur, pretendon të jetë dëshmitari i fundit i gjallë në ringjalljen e Jezu Krishtit. Në një pasazh në fund të Ungjillit ai tregon një histori në lidhje me një takim me Jezusin e ringjallur që e bëri atë dhe të tjerët të besojnë se ai do të jetojë për të parë ardhjen e dytë të Jezusit.

Dhe Pjetri u kthye dhe e pa dishepullin, të cilin Jezusi e donte; ai ishte i vetmi që ishte mbështetur mbi kraharorin e Jezusit në darkën me të dhe i kishte thënë: “Zot, kush është ai që po të tradhton?” Kur Pjetri e pa, i tha Jezusit: “Zot, çfarë rreth tij?” Jezusi i tha: “në qoftë se është vullneti im që ai të mbetet derisa të vij unë, ç’të duhet? Ndiqmëni mua! “Atëherë u hap zëri në komunitet se ai dishepull nuk do të vdiste. Por Jezusi nuk i kishte thënë Pjetrit se ai nuk do të vdiste, por: “Nëse është vullneti im që ai të mbetet derisa të vij unë, ç’të duhet ty?” Ky është dishepulli që dëshmon për këto gjëra dhe që ka shkruar ato, dhe ne e dimë se dëshmia e tij është e vërtetë. (Gjoni 21: 20-24, NRSV)

Ky pasazh na tregon se autori i Ungjillit të Gjonit është në një paradigmë të ndryshëm me autorët më të hershëm të Dhiatës së Re për aq kohë sa ai nuk pret pashmangshëm ardhjen e dytë të Jezusit. Pauli për shembull i cili shkroi në dekadat e para pas vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit, besonin se Jezusi do të kthehet, ndërsa shumicës së njerëzve u predikonte se ai ishte ende gjallë. Autori i Ungjillit të Gjonit kërkon kuptim të ri në premtimin e Jezusit të Shpirtit të së Vërtetës apo Avokatit sepse ai e kupton se ai do të vdesë para kthimit të Jezusit. Kur Ungjilli i tij u botua ai tashmë kishte vdekur dhe komuniteti i tij ishte duke e pritur në një të ardhme më të gjatë dhe më të komplikuar se sa që fillimisht pritej.

Ungjilli i Gjonit luan një rol të ngjashëm për Dhiatën e Re siç bën Ligji i Përtërirë për Toran. Ligji i Përtërirë është teksti i fundit i Tevratit-it i cili përsërit Ligjin e Moisiut, si i tha në katër librat më parë , dhe se Ungjilli i Gjonit e parashikon një Profet të ardhshëm: ”Unë do të nxjerr për ta një profet nga gjiri i popullit të tyre; Unë do të vë fjalët e mia në gojën e Profetit, i cili flet për ta çdo gjë që unë të urdhëroj” (LiP 18: 18-19, NRSV).

Të dy Ligji i Përtërirë dhe Ungjilli i Gjonit janë reflektime mbi zbulimet specifike të Toras dhe Ungjillit, dhe të dy tregojnë se ka më shumë shpallje që do të vijnë. Gjuha e Ungjillit të Gjonit për Frymën e së Vërtetës apo Avokatit është shumë e ngjashëme me Ligjin e Përtërirë: “Ai nuk do të flasë nga vetja e tij, por do të flasë çdo gjë që ai dëgjon, dhe ai do të ju deklaroj gjërat që do të vijnë” (Gjoni 16 : 13, NRSV).

Si Ligji i Përtërirë, Ungjilli i Gjonit hap një pritje për zbulesën e së ardhmes. Profecia e Gjonit nuk është aq e veçantë që duhet të aplikojë për Muhamedin dhe vetëm Muhamedin. Por, për aq sa Kurani e bën pretendimin se Muhamedi është Shpirti i së Vërtetës apo Avokati se Jezusi e parathot, një alternativë e fortë interpretuese del për të krishterët për ta marrë Muhamedin si Profet që Jezusi e parashikon kur thotë: ”Kam edhe shumë gjëra të tjera për t’ju thënë, por ju nuk mund t’i mbani. Kur të vijë Fryma e së Vërtetës, ai do t’ju prijë në çdo të vërtetë; sepse ai nuk do të flasë nga vetja e tij por do të flasë çdo gjë që ai dëgjon dhe ai do të ju deklaroj gjërat që do të vijnë. Ai do të më lëvdojë mua sepse do të marrë prej meje dhe do ta kumtojë. Të gjitha gjërat që ka Ati (Zoti) janë të miat. Për këtë arsye ju thashë se ai do të marrë prej meje dhe kumtojë. (Gjoni 16: 12-15, NRSV)

Në këtë pasazh përshkrimi i Avokatit apo Frymës së Vërtetë është cilësisht i ndryshëm se sa u përmend më parë. Këtu shohim se Shpirti i së Vërtetës nuk do të flasë përmes dishepujve por për ta. Më parë tek Gjoni 14:17, Jezusi thotë se ky Shpirt i së Vërtetës do të qëndrojë përgjithmonë me pasuesit e tij dhe do të jetë në ta. Në tërë Ungjillin e Gjonit Fryma e Shenjtë flitet si një qëndrueshmëri, prani e brendshme. Përsëri në 14:26, Jezusi thotë se Avokati do “t’ju kujtojë të gjitha këto që kam thënë’’.” Në këto pasazhe Jezusi është duke folur në lidhje me Frymën e Shenjtë që ndihmon pasuesit e tij të kuptojnë atë që ka thënë. Në thelb kjo do të ishte përvoja e nxënësit të dashur, autori i Ungjillit të Gjonit, i cili ishte i udhëhequr nga prania e Shpirtit në mend dhe nga interpretimi i fjalëve dhe veprave të Jezusit (të cilën ai e bën shpirtërisht më tepër se fjalë për fjalë). Megjithatë tek Gjoni 16: 12-15, Jezusi është duke folur për një Shpirt të së Vërtetës që do të sjellë me radhë shpalljet e reja që do të thotë “shumë gjëra” që Jezusi nuk i tha, sepse pasuesit e tij “nuk mund t’i mbajnë.”

Dallimi është i qartë se Shpirti i së Vërtetës tek Gjoni 16 është parashikuar të deklarojë zbulime të reja jo thjesht të kujtoj dishepujt e Jezuit të asaj që ai tashmë e ka thënë, ashtu si tek Gjoni 14. Ideja se ai:”do të ju deklaroj gjërat që do të vijnë” është veçanërisht e rëndësishme për shkak se ajo pranon pasigurinë për të ardhmen që ithtarët e Jezusit janë përballur duke pasur parasysh faktin se ai nuk ishte kthyer aq shpejt sa pritej. Jezusi pohon se ky Profet i ardhshëm do ta lëvdojë duke e deklaruar si një zbulesë të re që do të vijë nga i njëjti burim si mesazhi i tij: nga Perëndia. Ky diskurs është projektuar për të hapur mendjet e të krishterëve për të marrë një zbulesë të së ardhmes jo si diçka që konkuron me të ose zvogëlon Ungjillin, por si diçka që lartëson Jezusin. Për fat të keq këto fjalë në Ungjillin e Gjonit janë humbur plotësisht nga të krishterët të cilët refuzojnë dhe e nënvlerësojnë Kuranin. Ne kemi për pjesën më të madhe një injorim plotësisht për unitetin e Inxhilit me Kuranin në drejtim të burimit të tyre zbulues të përbashkët . Megjithatë nëse marrim seriozisht fjalët e Jezusit ne kemi mundësinë për të marrë Fjalën e Perëndisë në Kuran, në përputhje me premtimin e Jezusit se Fryma e së Vërtetës “do të marrë prej meje dhe ta deklarojë atë për ju.” Ne mund të pranojmë Kuranin si një shpallje, jo në kundërshtim me Ungjillin, por në unitet me Ungjillin dhe vullnetin e Jezusit.

Pjesa 3:

Në Letrën e parë të Gjonit e cili është shkruar pas Ungjillit të Gjonit dhe është shumë e ngjashme me të, ne gjejmë një vazhdimësi të Ungjillit të rrugës multivalente të së folurës në lidhje me Frymën e aplikuar për Frymën e Shenjtë si dhe të Profetëve të frymëzuar nga Gjoni dhe nga Shpirti. Në Gjonin-1, 3:24 dhe  Gjonin-1, 4:13, autori flet për dhuratën e Frymës së Shenjtë dhe se si ajo qëndron në ithtarët e Jezusit. Por në Gjonin-1, 4: 1-6, në mes të këtyre e përmend me Frymën e Shenjtë, autori flet gjerë e gjatë në lidhje me testimin e shpirtit. Në këto vargje fjala “Shpirt” është përdorur për të folur për Profetët dhe se si  të tregoj nëse ata janë të vërtet apo të rrem: ”Nga kjo e njihni Frymën e Perëndisë: çdo frymë që rrëfen se Jezu Krishti ka ardhur në mish është nga Perëndia, dhe çdo frymë që nuk rrëfen Jezusin, nuk vjen nga Perëndia.” (Gjoni-1, 4: 2, NRSV)

Autori ballafaqon “Frymën e Perëndisë” me “Frymën e anti-Krishtit,” ata që janë “nga Perëndia”, me ata që janë “nga bota” dhe “Shpirti i së Vërtetës” me “Frymën e Gabimit. ” Ky diskurs përsëri është i habitshëm, i ngjashëm me diskursin në Ligjin e Përtërirë rreth Profetëve të së ardhmes që kam cituar më lart.

Në Ligjin e Përtërirë 18: 20-22, pas premtimit të një Profeti të ardhshëm në 18:18 dhe urdhrin ta dëgjojë atë Profet, në 18:19, kriteret janë të paraqitura për ta dalluar një të vërtetë nga një Profet i rremë. Ligji i Përtërirë kërcënon se një Profet që flet për një tjetër Zot, ose të cilët në mënyrë të gabuar flasin në emër të Zotit “do të vdesin” (18:20). Ajo gjithashtu këshillon izraelitët për të injoruar Profetët që profecia e tyre është e rreme: ”Në qoftë se Profeti flet në emër të Përjetshmit, por gjëja nuk do të ndodhë ose nuk del si e vërtet kjo është një fjalë që i Përjetshmi nuk e ka thënë. E ka thënë Profeti me mendjemadhësi; mos kini frikë nga ai”. (18:22 NRSV)

Në të njëjtën mënyrë por duke përdorur kritere të ndryshme, autori i Gjonit-1 përcakton Profetët e vërtetë dhe Profetët e rremë të afërm për besnikërinë e tyre ndaj Jezusit-Zotit dhe pasuesit e hershëm të Jezusit. Një pjesë e dinamikës së komunitetit të hershëm të ithtarëve të Jezusit ishte se shumë moren nga frymëzimi i Shpirtit dhe e Profetizuan. Autori i  Gjonit 1 është i shqetësuar veçanërisht në lidhje me versionet Docetike të krishterimit që ishin zhvilluar duke mohuar se Jezusi “erdhi në mish”; në këto versionet e krishterimit Jezusi nuk ishte një qenie e vërtetë njerëzore, por më tepër një qenie engjëllore por dukej të jetë njerëzore. Një version i tillë i krishterimit natyrisht do të kishte qenë shumë i shkëputur nga mësimet aktuale dhe vlerat e Jezusit të Nazaretit dhe pasuesit e tij më të hershëm të cilët e njihnin atë si një qenie e vërtetë njerëzore. Vlen të përmendet se Muhamedi i plotëson këto kritere për aq sa Kurani pohon se Jezusi është Mesia dhe se ai “erdhi në mish.”

Në historinë e krishterimit të gjitha termet negative në Gjonin-1, 4: 1-6 janë përdorur kundër Muhamedit. Ai është identifikuar me “Frymën e Anti-Krishtit” dhe “Shpirtin e Gabuar.” Megjithatë ka ardhur koha që të krishterët ta njohin sa të gabuara kan qenë këto vlerësime dhe për ti korrigjuar të dhënat duke e identifikuar pozitivisht Muhamedin me ” Shpirtin e të Vërtetës. ”

Kur ne shikojmë Islamin si një fe botërore dhe e shihni se 1.6 miliardë njerëz të cilët janë në rritje duke ndjekur rrugën e Muhammedit, ka ardhur koha me siguri ta njohim atë si Profet. Nëse Muhamedi nuk është një Profet, cili është? Është e kuptueshme me të vërtetë që aq shumë të krishterë kanë qenë mbrojtës dhe kanë reaguar negativisht kundër Islamit. Kjo lloj e përgjigjjes me frikë e bazuar në grup-ego është pjesë e natyrës njerëzore. Megjithatë është absurde që ne të vazhdojmë ta shohim Muhamedin si Profet heretik të krishterë ose të rremë. Duke thënë se Islami ka zgjatur për gati 1400 vjet, ka mbështetur arritje monumentale kulturore, shpirtërore, artistike, politike, morale dhe intelektuale, dhe ka një të jashtëzakonshme dhe një vijimësi të pasuesëve nga i gjithë globi.

Nuk ka kandidat më të mirë se Muhamedi, askush në fakt nuk vjen edhe më afër, në drejtim të përmbushjes së premtimit të Jezusit të Shpirtit të së Vërtetës që do të sjellë në dritë një zbulesë të re nga Perëndia. Unë nuk kamë hapësirë në këtë artikull për të eksploruar shumë ajete kuranore që adresohen direkt për të krishterët, por në qoftë se ne do ti merrnim ato feja jonë do të transformohej për të mirë dhe do të hynte në ekuilibër me Judaizmin dhe Islamin.

Jezusi e dinte se do të ishte e vështirë për ne për të pranuar udhëzimin e tij nga një burim tjetër. Por ai nuk e donte frikën tonë të altruizmit të dukshëm të Profetit Muhamed dhe Kur’anit për të na ndarë nga udha, e vërteta dhe jeta; që është: Fjala e Perëndisë. Kjo është arsyeja pse ai u foli dishepujve qetësisht për Frymën e së Vërtetës, duke thënë: “Ai do të më lëvdojë”; dhe për të njëjtën arsye ai theksoi unitetin e mësimit të tij me zbulesat që do të vijnë, dy herë duke përsëritur premtimin, “Ai do të marrë prej meje dhe do ta kumtojë” (Gjoni 16: 14-15, NRSV). Duke u bazuar në premtimet e Jezusit të krishterët mund ta takojnë Kur’anin pa frikë, duke e ditur se ai është një zbulim i cili e madhëron Jezusin dhe në kuptimin frymor është prej tij.

Ajo që kemi në Ungjillin e Gjonit është një lidhje biblike mes Krishterimit dhe Islamit. Nëse do të zgjedhnim të ecim përmes sajë në besim ne do të zbulonim se fetë tona janë të dalura nga i njëjti burim hyjnor; do të zbulojmë se jemi vëllezër e motra në besim, të destinuar për ta dëshmuar anën e së vërtetës krah për krah (Gjoni 15: 26-27) dhe të bashkëpunojmë për të manifestuar vullnetin e Perëndisë në tokë si në qiell. I ftoj të krishterët kudo që të shikojmë me kujdes në shkrimet tona, të kërkojm shpirtrat tanë, të konsiderojmë historinë tonë, dhe të kërkojmë drejtimin e Frymës së Shenjtë duke ju përgjigjur kësaj pyetje: “A thua ka ardhur koha për të krishterët për ta parë Muhamedin si Fryma e së vërtetës?”

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: epavarura.com/na-paralajmeroi-jezusi-per-ardhjen-e-muhamedit-nje-lidhje-biblike-ndermjet-krishterimit-dhe-islamit/ […]

Comments are closed.