Shkencëtarët venezuelianë besojnë se ish presidenti i Venezuelës, Hugo Çaves, mund të jetë vrarë me një tip nano-arme. Sipas faqes elektronike të “Aporrea”, SHBA-ja mund të jetë përfshirë në operacion për të infektuar trupin e Hugo Çavezit me qeliza kancerogjene. SHBA-a, faqja thotë, ka zhvilluar një teknologji për të infektuar presidentin e fundit të Venezuelës me një formë agresive të kancerit që nga viti 2003.

Sipas shkencëtarëve, nano-armët mund të transportojnë tipe të ndryshëm të nano-grimcave të vogla të afta për të provokuar një seri sëmundjesh siç është infarksioni, apopleksia, probleme frymëmarrje, çmendi, SIDA dhe të tjera. Faqja hamendëson se një nano-arma mund të jetë përdorur kundër shtatë udhëheqësve të Amerikës Latine, por vetëm dy nga ata janë vrarë si rezultat: ish-presidenti i Argjentinës, Nestor Kirçner (vdiq në vitin 2010) dhe Hugo Çavez. Të tjerët arritën të kurohen nga sëmundjet.

Çavez vdiq në mars të vitit 2013-të në moshën 58 vjeçare. Ai u diagnostifikua me kancer në mes të vitit 2011-të. Trupi i tij është varosur në një sarkofag prej mermeri në muzeun e Revolucionit në qytetin e Venezuelës. Presidenti aktual i Venezuelës, Nikola Maduro dhe zëvendës-presidenti Aristopulo Isturiz kanë shprehur ide të njëjta më parë, megjithëse ata kanë pranuar se ata nuk kanë prova për të vërtetuar fjalët e tyre./ Gazeta Impakt

Burimi: US nano weapon killed Venezuela’s Huga Chavez, Pravda.Ru, 06. 06. 2016.

7 COMMENTS

Comments are closed.