Pas Robert Aliajt, në Zonë e Lirë sonte ishte edhe ‘bashkëfajtori’ tjetër në atë që u konsiderua si një skandal: bluza e kuqe me “shqiponjën naziste” që u publikua gjatë transmetimit ‘live’ të “Dancing With Me”.

Kryetari i Partisë Demokristiane, tashmë i qetë dhe me më shumë kohë për ta gjykuar atë që ka ndodhur, sërish nuk tërhiqet nga ajo që ka bërë, që mbajti të veshur atë bluzë të dhuruar nga Roberti.

“Berti bashkë me bluzën bëri edhe shpjegimin përkatëse, një vepër arti e tij.

Më ngacmoi shpjegimi që ai bëri për Shqipërinë e ndarë në 4 shtete, etj. Për mua nuk përbënte ndonjë problem për hir të realiteti edhe për mua që e mbajta për pak minuta atë bluzë.

“Pjesa që e kupton artin, më ka përgëzuar me të thënë të vërtetën”, është shprehur Nard Ndoka.

6 COMMENTS

Comments are closed.