Hulumtuesit e NASA-s kanë bashkuar forcat me Stephen Hawking për të ndërtuar një nano-anije që mund të udhëtojë me një të pestën e shpejtësisë së dritës.

Nëse arrihet të krijohet me sukses, anija, e quajtur “StarChip”, do të mundë të arrinte në sistemin më të afërt yjor, Alpha Centauri, në 20 vjet.

Stephen Hawking kishte paralajmëruar për këtë projekt në prill, të cilit i është bashkuar edhe një ekip nga Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë së Koresë.

Por, ajo çfarë mbetet pikëpyetje është nëse anija mund t’i mbijetojë udhëtimit të gjatë prej 2 dekadash, transmeton Gazeta Express.

Dhe këtu Nasa mund të ndihmojë. Sipas hulumtuesve të saj, rrezatimi i lartë në hapësirë do të mund të ndërpriste funksionimin e anijes, para se ajo të përfundonte udhëtimin prej 20 vitesh, thuhet sipas Science Alert.

Nasa propozoi një numër opsionesh për të çuar më tutje fazat e ndërtimit të këtij projekti. Ata prezantuan gjetjet e tyre në një takim ndërkombëtar në San Francisko këtë javë.

2 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: epavarura.com/nasa-dhe-hawking-bashkojne-forcat-po-krijojne-anije-kozmike-qe-mund-te-udhetoje-shpejtesi-te-drites/ […]

Comments are closed.