Michael Fallon ka paralajmëruar se NATO është “e përgatitur për të mbrojtur” shtetet anëtare të saj në mes tensioneve në rritje ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit.

Sekretari i Mbrojtjes në Britani, duke konfirmuar vendosjen e 150 trupave britanik në Poloni, tha se Vladimir Putin ka testuar vendosmërinë e aleancës me manovrat e fundit ushtarake, e cila përfshin stacionimin e armës bërthamore në distancë me Europën.

Fallon tha NATO duhet ti përgjigjet Moskës dhe se është plotësisht e “përgatitur” për ti ardhur në mbrojtje çdo shteti anëtar.

Ministra të lartë nga Polonia dhe Britania do të mbajë bisedime këtë të Hënë për të diskutuar rreth sigurisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve.

Duke folur për “BBC Radio”, Fallon tha: “Test është fjala e duhur, mbi atë që Putin është duke bërë. Ne kemi parë avion bombardues rus në buzë të rajonit tonë, kemi parë më shumë provokime nga nëndetëset, manovra në kufijtë jashtë shteteve baltike dhe përtej kufirit nga Polonia, më shumë aktivitet detar në Balltik. Unë mendoj se është testimi i aleancën sonë nga Putin, do sjell dhe përgjigjjen tonë”.

Fallon shtoi edhe se: “Ne duhet ta bëjmë të qartë se NATO është një aleancë mbrojtje, por në mënyrë të barabartë ku është e përgatitur për ti ardhur në mbrojtje të atyre anëtarëve që ndihen shumë të prekur, pjesërisht në krahun lindor. Vendet si tri shtetet baltike dhe Polonia në veçanti”.

Sekretari i Mbrojtjes bëri thirrje gjithashtu për anëtarët e NATO-s për të rritur shpenzimet ushtarake e kjo për të përmbushur udhëzimet të cilat kombet duhet të kalojnë dy për qind të GDP-së së tyre në mbrojtje.

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: epavarura.com/nato-pergatitet-fuqishem-per-te-luftuar-rusine/ […]

Comments are closed.