Zv/kryetari i komisionit për çështje mbrojtëse dhe të sigurisë në Këshillin Federal të Rusisë, deklaroi se NATO po krijon kushtet e duhura për ta goditur Moskën në nivel global.

Ai shtoi se forcat e armatosura të Rusisë dhe pajisjet ushtarake do të përqendrohen dhe dislokohen në zona të caktuara duke marrë parasysh aktivitetin e NATO-s. Franc Klintsheviç ka kritikuar vazhdimin e planeve të NATO-s për zgjerimin e pranisë së saj në vendet fqinjë të Rusisë.

Gazeta zyrtare Rossiyskaya Gazeta duke cituar Franc Klintsheviç, zv/kryetari komisionit për çështje mbrojtëse dhe të sigurisë në Këshillin Federal të Rusisë, ka shkruar: Aktualisht po vërejmë se pakti i NATO-s po krijon kushtet e duhura për ta goditur Moskën në nivel global dhe këtë program po e ndjek në shumë aspekte. Prandaj duke marrë parasysh vazhdimin e veprimeve të NATO-s kundër Rusisë, shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Rusisë po vëzhgon situatën me vëmendje të lartë dhe po merr masat përkatëse në këtë drejtim. Forcat e armatosura të Rusisë dhe pajisjet ushtarake do të përqendrohen dhe dislokohen në zona të caktuara duke marrë parasysh aktivitetin e NATO-s.

Ky funksionar i Rusisë në vazhdim ka shtuar se nuk ekziston kurrfarë shqetësimi në lidhje me aktivitetet ushtarake të NATO-s në afërsi të kufijve të Rusisë, për arsye se Aleanca Veri-Atlantike para se të ndjek qëllime armiqësore, synon të krijojë tensione me Rusinë./

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: epavarura.com/nato-po-krijon-kushtet-per-ta-goditur-mosken-ushtria-ruse-merr-masat-perkatese/ […]

Comments are closed.