Shënim: Dihet tashmë efekti i edukimit: nëse edukon gjeneralë për luftë, për shembull, ata luftë do të mendojnë, nxisin dhe zhvillojnë! Kështu, për shembull, gjenerali i NATO-s jo vetëm që shpërnjeh politikën e jashtme të Pentagonit dhe Amerikës në përgjithësi, të cilën e përqafojnë menjëherë gjithë anëtarët e elitës mbikombëtare, domethënë G7-ta, dhe shtrembëron shkaqet e veprimeve të Putin në Krime, por ka shkruajtur një lifër, trillues, pas të njëjtit trill që lançoi BBC-ja, pak muaj më parë, se ne rrezikojmë nga agresioni i Rusisë…dhe për të njëjtë arsye, vendet duhet të rrisin shpenzimet në armë luftarake dhe të gatiten për luftë –bërthamore- me Rusinë!    

NATO-ja rrezikon të përfshihet në një luftë bërthamore me Rusinë brenda një viti nëse ajo nuk rritë aftësitë e saj mbrojtëse në shtet Baltike, një ndër kryegjeneralët e aleancës në pension ka thënë se fundmi. Gjenerali Richard Shirreff, i cili shërbeu si Komandat i Lartë i NATO-s në Europë nga viti 2011-të deri në vitin 2014-të, tha se një sulm në Estoni, Lituani ose Latvia —të gjithë anëtarë të NATO-s— është një mundësi serioze dhe se Perëndimi duhet të veprojë tani për të shmangur një “katastrofë të mundshme”. Ai ka shkruajur një libër trillues: 2017: Lufta me Rusinë, por i tha programmit të BBC Radio 4 Sot se ngjarjet që ai përshkruan ishin “totalisht të mundshme”.

Gjenerali tha: “fakti rrëqethës është se për shkak të lidhjeve të forta elektronike në mendimin bërthamor dhe aftësisë në çdo aspekt të aftësisë së tyre mbrojtëse, kjo do të ishte një luftë bërthamore. Ne duhet të gjykojmë presidentin Putin për veprat e tij jo për fjalët e tij”, shtoi ai. “Ai ka pushtuar Gjeorgjinë, pushtura Krimenë, dhe ka pushtuar Ukrainën. Ai ka përdorur forcë dhe është larguar bashkë me të. “Në një periudhë tensioni, një sulm në shtetet Baltike…është krejtësisht i mundshëm”. Anëtarët e NATO-s do të detyrohen të përdorin Artikullin 5 të Traktatit themelues të saj për të mbrojtur një anëtar tjetër nëse ai sulmohësh.

Gjenerali Shirreff tha se Putin mund të bindet për një pushtim në Baltik përmes “perceptimit” të dobësimit të NATO-s, dhe parashikoi se, si në Krime, Presidenti Rus do të paraqeste veprimet e tij si një veprim mbrojtje për të mbrojtur minoritetet e mëdha rusofone në ato vende. NATO tashmë ka ngritur mbrojtjet në shtetet e Baltikut, por Gjeneral Sherifi tha se NATO ka nevojë për “të ngritur stekën mjaftueshëm për çdo agresor për të treguar se nuk ia vlen të rrezikojë”. “Unë do të thosha se steka nuk është mjaftueshëm lartë aktualisht”, shtoi ai. Në parathënien e librit të tij, Gjenerali Shirreff është kritik për shkurtimet e fundit të mbrojtjes së Britanisë, duke shkruajtur: “ një vend i dëgjuar për ecejen e butë dhe bartjes së kërbaçit të madh’…tani ka një udhëheqje që sokëlliu fort por, falë shkurtimeve në proces të mbrojtjes, bart një kërbaç në rritje shumë të vogël dhe të pafuqishëm”.

Gazeta Impakt

Titulli origjinal: Nato risks a nuclear war with Russia ‘within a year’, The Independent, 5/18/2016.

6 COMMENTS

Comments are closed.