Ndalohet polici bashkiak që dhunoi të rinjtë e PD në Urën Vajgurore

38

policiaa-655x356

Policia e Beratit ka shoqëruar në komisariat punonjësin e Bashkisë së Urës Vajgurore, i cili dhunoi gjatë ditës së sotme të rinjtë e FRPD-së, të cilët ishin duke shpërndarë fletëpalosjet ku shpjegohej plani ekonomik i Lulzim Bashës.

Pas denoncimit të bërë nga 4 të rinjtë e PD-së, ka shoqëruar në ambientet e komisariatit shtetasin A.K 28 vjeç, me detyrë punonjës i policisë bashkiake të Urës vajgurore.

Njoftimi i Policisë:

‘Më datë 21.06.2017, në Komisariatin e Policisë “Ura Vajgurore”, janë paraqitur 4 shtetase dhe kanë bërë kallëzim për shtetasin A.K 28 vjeç, banues në Urë Vajgurore.

Në bazë të kallëzimit dhe të pretendimeve të 4 shtetaseve, dyshohet se shtetasi A.K u ka grisur fletëpalosjet të cilat kanë qenë duke i shpërndarë si dhe ka debatuar me njërën prej tyre konkretisht me shtetasen K.A, 22 vjeçe, banuese në Urë Vajgurore.

Menjëherë pas kallëzimit të marrë, shtetasi A.K, është shoqëruar nga Policia në ambjentet e Komisariatit të Policisë Ura Vajgurore.

Materialet për këtë ngjarje do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, në ngarkim të shtetasit A.K, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesmarrësve në zgjedhje”, parashikuar nga neni 329 i Kodit Penal’.

Loading...