Ndonjëherë duket sikur të gjithë ata që njihni lidhen apo ndahen në të njëjtën kohë – dhe një studimi i ri tregon se të paktën kur është fjala për divorcin, ekziston vërtet është një model sezonal, të cilin çiftet kanë tendencë për ta ndjekur. Pas analizimit të të gjitha divorceve të ndodhora në shtetin amerikan të Uashingtonit ndërmjet viteve 2001- 2015, shkencëtarët kanë treguar se dy janë muajt kur kulmojnë divorcet:mars dhe gusht.

Studiuesit nga Universiteti i Uashingtonit, thonë se kjo është prova e parë sasiore e modeleve 2-vjeçare për paraqitjen e kërkesave për divorc, dhe sugjerojnë se kulmet mund të jenë një shenjë se ndarjet ndjekin një “ritual kalendarik”, ku çiftet dëshirojnë të qëndrojnë së bashku për Krishtlindje dhe pushimet e verës, para marrjes së vendimit të tyre.

“Njerëzit kanë prirje për të përballuar festat me pritshmëri në rritje, pavarësisht se çfarë zhgënjimesh mund të kenë pasur gjatë viteve të kaluara”-tha njëra nga studiuesit, Xhuli Brins. “Këto dy muaj përfaqësojnë periudha të vitit, kur ekzistojnë pritshmëri apo mundësi për një fillim të ri, diçka ndryshe, apo një tranzicion drejt një periudhë të re të jetës.

Në një farë kuptimi është si një cikël optimizmi”. Por në të njëjtën kohë, pushimet mund të jenë të mbushura me stres dhe zhgënjime, duke çuar shumë njerëz të paraqesin në gjykatë kërkesën për divorc, pasi kanë marrë kohë për të zgjidhur çështjet e financave dhe përfaqësimin ligjor pas pushimeve. Një tjetër studim në vitin 2014, tregoi se një kulm në kërkesat për divorc, mbërrihet pas festave të dhjetorit.

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: epavarura.com/ndarjet-jane-sezonale-studiuesit-ja-dy-muajt-kur-ciftet-kane-shume-gjasa-per-tu-divorcuar/ […]

Comments are closed.