Një funksionar izraelit bëri të ditur se së shpejti Arabia Saudite do të ftojë kryeministrin izraelit për një vizitë zyrtare në Riad.

Ejub Alkerae, ministër izraelit nga partia Likud tha se marrëdhëniet mes Izraelit dhe Arabisë Saudite janë të mira dhe së shpejti kryeministri Benjamin Netanjahu do të marrë ftesë zyrtare për të vizituar Arabinë Saudite.

Gazeta e pavarur Raj Al-Jaum, citon këtë funksionar izraelit të ketë thënë: ”Çështja palestineze nuk ka rëndësi për ‘arabët e moderuar’ dhe shqetësimi i përbashkët i Tel Avivit dhe Riadit janë qëndrimet e Iranit. ”

Sipas tij, çështja e Palestinës nuk është fare në agjendën e vendeve arabe ‘të moderuara’.

4 COMMENTS

Comments are closed.