Çudirat në Shqipëri nuk kanë të ndalur.

Disa muaj pasi Ish-gurvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani u shpall i pafajshëm në skandalin e Bankës së Shqipërisë, Gjykata e Tiranës shpalli fajtore dhe dënoi ish-inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi.

Golemi u akuzua për shpërdorim detyre në skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga arkat e bankës, vjedhje që u zbulua në korrik të vitit 2014.

Prokuroria kërkoi dënimin me 3 vite burg për të, por në fund gjykata vendosi dënimin me 2 vite burg, që u konvertua në dy vite shërbim prove dhe dy vite përjashtim nga ushtrimi i funksioneve publike.

Sipas Prokurorisë, Golemi, në rolin e kryeinspektores së bankës, nuk ka monitoruar si duhet lëvizjet në arkën e bankës, nga ku janë marrë nga punonjësi i bankës, Ardian Bitraj 713 milionë lekë.//Gazeta Impakt

7 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: epavarura.com/ndodh-edhe-kjo-ne-shqiperi-fullani-i-pafajshem-kryeinspektorja-shpallet-fajtore/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: epavarura.com/ndodh-edhe-kjo-ne-shqiperi-fullani-i-pafajshem-kryeinspektorja-shpallet-fajtore/ […]

Comments are closed.