Home / BOTA / Në Adana të Turqisë rrëzohet një dron i SHBA-ve

Në Adana të Turqisë rrëzohet një dron i SHBA-ve

Prefekti i qytetit Adana në Turqi, Mahmut Demirtaş, ka njoftuar se një mjet ajror pa pilot (dron) i SHBA-ve është rrëzuar në rajonin Ceyhan, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetarin e AA-së Demirtaş, është shprehur se mjeti ajror pa pilot (dron) i SHBA-ve është rrëzuar në afërsi të fshatit Çokçapınar të rajonit Ceyhan, për një arsye ende të papërcaktuara.

Duke vënë në dukje se në ngjarje nuk ka të vdekur apo të plagosur, Demirtaş tha se është nisur një hetim në lidhje me incidentin.

Ndër të tjera bëhet e ditur se në territorin ku ka rënë droni ka patur zjarr dhe se për shuarjen e tij në rajon janë dërguar ekipet e zjarrfikëses.

Check Also

Ekspertiza: Trinjakët u asfiksuan, trupat u gjetën të karbonizuar

Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar shkakun e vdekjes së trinjakëve të mitur që u dogjën të …

error: Mos kopjo, por shperndaje ;)