Teknologjia është një nga sektorët që lëviz ekonominë japoneze, një vend ku rregullat janë shumë të ndryshme, nga ato me të cilat jemi mësuar ne në Evropë. Atje edhe varrezat janë prekur nga zhvllimi teknologjik. Japonia është një vend që ka probleme serioze me popullsinë, veçanërisht në lidhje me lindjet. Ka gjithnjë e më pak fëmijë dhe shumë e më shumë të moshuar, dhe kjo çon në shfuqizimin idesë së “prejardhjes familjare” në të shkuarën.

Varrezat japoneze janë kryesisht të strukturuara si varre familjare, ku gjendet hiri i të parëve, të cilit i kushtohet shumë respekt, të cilin fëmijët pretendojnë ta ruajnë. Mjerisht, kur fëmijët nuk janë më, gjërat ndryshojnë dhe varret janë duke u bërë gjithnjë e më shumë objekt i mbirjes së barishteve të këqija. Jo vetëm kaq:pasardhësit në shumë raste nuk kanë mundësi të paguajnë për mirëmbajtjen e tyre.

Në këtë kuadër kanë lindur varrezat hi-tech, diçka vërtet e pabesueshme. Njerëzit zgjedhin të varrosen në një nga këto vende, të cilat janë në thelb të mure të pafundme xhami të mbuluara plotësisht nga statujat e Budës, që ndriçohen nga ngjyra të ndryshme. Nuk ka emra, data, por vetëm dijeni se pas njërës nga këto statuja gjendet hiri i njeriut tuaj të dashur.

Por si gjendet ai me saktësi? Në kohën e vdekjes dhe funeralit, varreza u jep të afërmve një kartë magnetike, e cila duhet të merret me vete kur shkohet për vizitë. Pasi hyhet në varrezën hi-tech dhe kontrollohet karta, ngjyrat e dhomës ndryshojnë dhe një statujë e veçantë do të dallohet nga të tjerat, duke identifikuar se mbetjet e njeriut të dashur gjenden pikërisht prapa saj, dhe i ofruar mundësinë të afërmit për t’u lutur për të ndjerin.

Një sistem që kursen hapësirë dhe kushton pak për të përkujtuar një të dashur, edhe nga ata që nuk do të kishin mundësi për ta bërë këtë në një rrethanë tjetër. Gjëja e mahnitshme është se ndërsa një sistem i tillë duket i dedikuar për të varfrit, në fakt nuk është tamam kështu:të vdekurit duhet të porosisin varrin e tyre hi-tech qëkur janë gjallë.

Disa e kanë familjen shumë larg vendit ku kanë kanë jetuar gjithnjë, ndërsa të tjerët nuk kanë asnjë të tillë, apo kanë humbur kontaktet. Një vend i tillë, në shoqërinë e kaq shumë njerëzve si ata, në një vend teknologjik, si ajo që që përshkon sot jetën e shumicës së japoneze, përbën një burim gëzimi për ta: kjo është arsyeja pse ndërtesa të këtij lloji, kanë filluar të kenë gjithnjë e më shumë sukses.

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: epavarura.com/ne-japoni-edhe-varrezat-jane-hi-tech-ja-funksionimi-tyre-pabesueshem/ […]

Comments are closed.