KAREL VALANSI

Nëse ka pasur ndonjë dyshim në lidhje me atë që Amerika e Trump do të ishte e njëjtë, ose do të vazhdonte fjalimin e tij diskriminues dhe politikisht të gabuar pasi u bë president i 45-të i Shteteve të Bashkuara, java e tij e parë në detyrë është një shenjë e qartë e kësaj, dhe na tregoi idenë se si do të duket “The Great” Amerika. Në vetëm javën e tij të parë, ai rikonfirmoi premtimet e fushatës dhe tashmë ka filluar zbatimin e politikave të tij.

Gjatë fushatës së tij zgjedhore, ai përdori frikën e sigurisë që lidhet me terrorizmin për agjendën e tij politike dhe vendosi muslimanët dhe refugjatët në qendër. Ai nuk i ka marrë në konsideratë ndjenjat e myslimanëve amerikanë, të cilët u bënë objekt i armiqësisë dhe tjetërsimit në vendin e tyre.

Në vetëm një javë, ai braktisi marrëveshjen e tregtisë së Obamës, Partneritetin e Trans-Paqësorit (TC), dhe shpalli fundin e strategjisë së tregtisë së lirë, duke e fajësuar atë se i ka lënë amerikanët pa punë. Ky është një vendim shkatërrues për shumicën e vendeve të tjera, duke përfshirë Japoninë, të cilët besuan se SHBA-ja do të ishte kundër pushtetit të rritjes ekonomike të Kinës. Trump filloi një tjetër stuhi diplomatike, duke poshtëruar fqinjin e tij. Presidenti meksikan Enrique Peña Nieto anuloi një takim me Trump pasi presidenti i SHBA njoftoi se do të ndërtonte një mur në kufi me Meksikën dhe se do të detyronte këtë të fundit ta paguante vet koston e tij . Dhe në fund, me një urdhër ekzekutiv, ai ndaloi hyrjen e të gjithë refugjatëve nga Siria si dhe për shtetasit e huaj nga Iraku, Irani, Libia, Somalia, Sudan, Siri dhe Jemen, të gjitha shtete me shumicë myslimane, me pretekstin e lidhjes së tyre me terrorizmit.

Trump nuk pajtohet me këtë, por ky dekret mund të etiketohet lehtësisht si një ndalim vetëm për muslimanët. Ndërsa kjo ngjalli zemërim në mbarë botën, ndalimi gjithashtu ka rezultuar në kaos në aeroportet amerikane, dhe ligji është zbatuar sipas kuptimit të çdo ekzekutuesi të rendit.

Si fillim, nuk ka asgjë të keqe të ndryshosh ose ribësh ligjet dhe masat e sigurisë. Askush nuk mund të ketë një kundërshtim për këtë. Përveç kësaj, nuk është as e saktë të mendosh se administrata Obama ishte pro refugjatëve dhe kjo periudhë përfundoi me Trump. E kundërta, SHBA-ja bllokoi hyrjen e refugjatëve në vend me kuotat e administratës Obama.

Ajo çka është e ndryshme dhe shqetësuese është gjuha që përdor Trump si dhe përmbajtja e saj. Kjo provokon muslimanët, krijon ankth, dhe rrit armiqësinë ndaj popullsisë muslimane, duke i shtuar benzinë ksenofobinë ekzistuese. Dhe le të mos harrojmë se SHBA-ja nuk është Europë dhe mund të kontrollojë fluksin që mund të kërcënojë sigurinë e saj. E mbrojtur nga oqeanet, SHBA-ja nuk është në afërsi të rajonit MENA dhe ka kontrolle të rrepta kufitare që e bëjnë emigracionin e paligjshëm në këtë rajon pothuajse të pamundur.

Ajo që është më alarmante është se ky dekret i ndihmon grupet radikale ekstremiste, si Isis, të bëjnë bëmat e tyre. Konfirmohet pretendimi i Isis, se SHBA-të janë në luftë me Islamin. Kjo dobëson zërat e vërtetë muslimanë. Në shënjestër të muslimanëve, Uashingtoni humb kredibilitetin e tij në “luftën kundër terrorit”. Për më tepër, nuk ka asnjë garanci se ky ndalim do të ofrojë më shumë siguri për amerikanët.

Aleatët amerikanë në Lindjen e Mesme mund të konstatojnë lehtësisht se marrëdhëniet e tyre problematike me Obamën gjithashtu do të vazhdojnë edhe me presidencën Trump. Është e vështirë të besohet se këto vende do të qëndrojnë indiferente ndaj një sulmi të tillë për besimin e tyre.

Eksporti i demokracisë përfundoi me Obamën. Tani mesa duket Amerika e Trump do të duhet të rishikojë përkufizimin e saj të demokracisë, ku dekretet e bazuara në fe janë në kundërshtim me vlerat e saj themelore. Ne ishim dëshmitarë të protestave të fuqishme nga publiku amerikan me “Ne jemi të gjithë muslimanë!”. Megjithatë, fatkeqësisht, nuk është e vështirë të konkludohet se, duke pranuar se zbatimi i ndalimit nuk është i përsosur, elektorati i Trump do ta miratojë atë për aq kohë sa ajo përmirëson sigurinë e tyre.

Pjesa më e trishtueshme e ndalimit është se ai u shpall më 27 janar, Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara. Gjatë ceremonisë së mbajtur në Universitetin e Ankarasë, Zëvendëskryeministri Tuğrul Turkeshi e përshkroi holokaustin si “një zë të fuqishëm nga historia për të na kujtuar koston e synimeve të një grupi të caktuar fetar apo etnik dhe duke i fajësuar ato si burime të problemeve të brendshme, duke thjeshtuar zgjidhjen nëpërmjet hakmarrjes dhe urrejtjes”. Ai shtoi se Holokausti nuk filloi me “zgjidhjen përfundimtare”, por shumë kohë më parë, “kur fara e paragjykimeve, racizmit dhe urrejtjes të përhapura në të gjithë Europën mbetën indiferente dhe joaktive kundër tij”.

Ndërsa mësimi nga Holokausti është para nesh, është shumë shqetësuese që ne ende nuk kemi mësuar asgjë nga historia.

Autori është kolumnist me SALOM, një gazetë javore turko-hebreje.

3 COMMENTS

Comments are closed.