Disa nga politikanët e Kosovës vazhdojnë ta fajësojnë SHIK-un për kapjen e shtetit në duar. Mirëpo, pyetja shtrohet kujt po i ankohen politikanët dhe si mund t’i merret shteti, nga duart SHIK –ut. Analistët vlerësojnë se në Kosovë veprojnë edhe 37 shërbime sekrete.

Sipas analistëve politikë, Kosova do të çlirohet nga SHIK-u, vetëm atëherë kur shteti ndërton strategji të mirëfillta analitike, akademike dhe laboratorike për të ndërtuar një platformë rreth së cilës mundë të ndërtohen politikat e të gjithëve.

Ata pohojnë, se Kosova vuan nga politika dhe politikanët kryeneçë, nga subjektet pa orientim politik dhe programor.

Prandaj sipas tyre, fokusi qytetar duhet të jetë që Kosova të çlirohet nga këto politika dhe politika të cilët nuk na duhen tutje të vazhdojmë me ta.

Kushtrim Kadriu politolog ka thënë, se shërbimet sekrete janë shume misterioze dhe me pak informacione rreth tyre.

Sipas të njëjtit, SHIK-u është bërë një tabelë e mirë qitje në aspektin politik, por që duke qenë shërbim sekret është parim bazë që të përfshihen në organizma politik e shoqëror për të shtrirë ndikimin e tij në arritjen e qëllimeve të tilla.

“Shërbimet e shumë shteteve që mendohet se janë aktive në vend, kanë ndotur aspektin sigurisë dhe është krijuar një opinion se çdo gjë dhe çdo kundër ka shërbime sekrete. Ne si popull duke qenë të shtypur nga UDB-ja edhe nga shërbimet jugosllave është ngjizur një frikë e madhe dhe një perceptim shumë negativ për këtë lëmi”, ka thënë Kadriu.

Ai vlerëson, se duhej forcuar shërbimi shtetërore AKI dhe duhet punësuar ekspertë amerikanë, ku me ndihmën e tyre do zmbrapseshin të gjitha shërbime paralele, që mendohet se ekzistojnë.

Ndryshe, Ismet Haziri analist politik ka thënë, se ne jemi një shtet i dalë nga lufta dhe duke qenë të robëruar gjatë, kemi edhe mungesa të ideve dhe kulturës shtet formuese, që do të thotë se, të gjitha forcat që pretendojnë të marrin pushtetin, patjetër se shërbehen me të bëra dhe të pabëra.

Ai ka thënë, se shteti është i ndikuar nga politikat ditore, nga kjo situata kur politikanët ndërtojnë strategji pa mbështetje analitike akademike dhe analiza laboratorike gjithë herë do të jetë i kapur.

‘Unë pajtohem se SHIK–u, është një organizatë e informimit dhe kundërzbulimit me pak informacion dhe transparencë, por ashtu edhe ne jemi dëshmitarë, se shumë subjekte dhe individë rëndojnë mbi supet e SHIK-ut, për çdo gjë që nuk ju pëlqen dhe që nuk kanë argumente për të dëshmuar se janë pjesë e veprimtarisë të kësaj organizate. Sipas tyre, bie se ekuilibri tokësor është në SHIK. Ne po shkoqisim tema më të njohura, ose po deklarohemi se ka ekzistuar, por vallë të kujt jenë edhe 37 shërbime tjera që veprojnë në Kosovë”, thotë Haziri, shkruan Bota Sot.

4 COMMENTS

Comments are closed.