Policia gjermane të premten doli në konferencë duke thënë se sulmuesi pasi kishte lënë të vdekur nëntë persona, kishe vrarë edhe veten.
Por, zyrtarët policorë asnjëherë nuk e thanë sigurt se ishte vetëm një sulmues, duke i lënë rrugët e hapura për hetime të mëtutjeshme.

Sot, në rrjetet sociale është plasuar një foto që ngre dyshim për numrin e sulmuesve.

Si është e mundur që në videon që shihet 18 vjeçari duke qëlluar me armë, ai ka të veshur një bluzë me krahë të shkurtër dhe këpucë të zeza, deri sa në një foto ku shihet “sulmuesi” duke kryer vetëvrasjen, ai ka të veshur këmishë me mëngë të gjata dhe atlete të bardha?

Kjo dilemë e ngritur lë të kuptohet se në vendin e ngjarjes në Munih pati më shumë se një sulmues.

Mediat dhe policia gjermane patën raportuar se mund të bëhet fjalë për më tepër se një sulmues, por që një diçka e tillë nuk është deklaruar në konferencën policore.

Kujtojmë se nga sulmi në qendrën tregtare “Olympia”, të premten mbetën të vdekur 10 persona(duke përfshirë njërin sulmues), ku tre ishin kosovarë, tre turq, dy gjermanë dhe një grek.

7 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: epavarura.com/ne-masakren-e-munihut-nuk-ishte-vetem-nje-sulmues-ishte-dyti-agjent-mosadit/ […]

Comments are closed.