Paul Craig Roberts

Tramp kundër Hilarit: “Në qoftë se Hilari fiton për në Zyrën Ovale, unë parashikoj luftë bërthamore përpara se të mbarojë mandati i saj i parë”

Zgjedhjet presidenciale të SHBA-së këtë nëntor do të tregojnë nëse një mazhorancë e popullsisë amerikane është budallaqe në mënyrë të pandreqshme. Në qoftë se votuesit zgjedhin Hilarin, ne do ta dimë se amerikanët janë budallenj përtej shpengimit.

Ne nuk dimë shumë rreth Trampit, dhe rregullave të propogandës së anti-Tramp për hir të fakteve.

Por ne dimë shumë fakte rreth Hilarit. Ne dimë për thyerjen e ligjeve të klasifikuara dhe refuzimin e administratës demokratike për të bërë diçka në lidhje me këtë. Demokratët preferojnë të kontrollojnë Shtëpinë e Bardhë se sa të përforcojnë ligjin, dështim pas dështimi në rregullat e ligjeve ku mbështetet SHBA-ja.

Ne e dimë nga fjalët dhe veprat dhe suksesi i tyre material se Klintonët janë agjentët e Wall Street-it, Bankave të Mëdha, kompleksit të sigurisë/ushtarake, Izraelit, agrobiznesit dhe industrive nxjerrëse. Pasuria e tyre e madhe personale, rreth 120 milion $, dhe 1,600 milion $ në fondacionin e tyre, më të shumtat të ardhura nga jashtë në këmbim të favoreve politike, vërteton faktin e patjetërsueshëm se Klintonët janë agjentë për oligarkinë që drejton Amerika, në fakt, që drejton Perandorinë Amerikane nga Australia dhe Japonia, në Amerikën e Veriut dhe Europën Lindore dhe Perëndimore deri në kufirin rus.

Ne e dimë se Hilari, ashtu si Bill, është një gënjeshtare.

Ne e dimë se Hilari është një nxitëse lufte.

Ne e dimë se Hilari mbajti fjalimin më të papërgjegjshëm që mund të mbante një kandidate presidenciale kur ajo deklaroi se presidenti i Rusisë ishte “Hitleri i ri,” duke ndezur kështu tensione mes SHBA-së dhe Rusisë në një nivel më të lartë se ç’kanë qenë gjatë Luftës së Ftohtë.

Ne e dimë se Hilari është aleate me neokonservatorët dhe se besimi i saj në ideologjinë e neokonëve të hegjemonisë së botës së SHBA-së ka mundësitë të rezultojë luftë mes Rusisë dhe Kinës.

Gjithçka që dimë rreth Trampit është se oligarkët, të cilët dërgojnë punët e Amerikës jashtë vendit, të cilët dyndën vendin me imigrantë-të vështirë për t’u asimiluar, të cilët shkatërruan arsimin publik, të cilët i shpëtuan belasë së Wall Street dhe “bankave shumë të mëdha për të falimentuar,” të cilët sakrifikuan pronarët e shtëpive dhe pensionistët që jetonin me të ardhura fikse, të cilët kanë si qëllim të privatizojnë sistemin e kujdesit social dhe të sigurisë, dhunime të panumërta të privatësisë, popullsia më e madhe e burgut në botë, dhe shkatërruan kushtetutën e SHBA-së në mënyrë që të rrisnin fuqinë ekzekutive mbi popullin amerikan. Këto i janë atribuar Trampit. Kjo opozitë duhet të na tregojë ne se Tramp është personi që ne duam në Zyrën Ovale.

Disa pretendojnë se kjo e gjitha është një maskaradë dhe se Tramp po luan rolin që të zgjidhet Hilari. Politikat amerikane janë aq të korruptuara sa gjithçka është e mundur. Megjithatë, elita drejtuese dhe kukullat etyre duken shumë të shqetësuara rreth sfidës së Trampit për kontrollin e tyre, dhe ata janë bërë bashkë kundër Trampit. Me paratë e tyre ata kanë blerë faqet e internetit “progresive” në mënyrë që të propagandojnë kundër-Trampit në Internet , duke iu bashkuar këtij të fundit shtypi, televizioni dhe kuçkat NPR për të demonizuar Trampin dhe të zgjedhin Hilarin.

E gjithë struktura e fuqisë së vendit tonë është pas Hilarit. Të dyja partitë politike, Demokrate dhe Republikane, dhe të dyja ideologjitë, neoliberale dhe neokonservatore, janë bashkuar pas Hilarit.

Sa prova i duhen më shumë amerikanëve në mënyrë që të kuptojnë se një votë për Hilarin është një votë e dobësimit të tyre?

Siç duket, amerikanët mbeten robër të mospërfilljes së tyre.

Sipas raportimeve të lajmeve, një mazhorancë e votuesve nuk ia kanë idenë pasojave të votimit të Hilarit. Sondazhet raportojnë se Hilari është një udhëheqëse e mirë. A janë këto sondazhe të vërtetë apo thjesht një gënjeshtër tjetër për të dekurajuar mbështetësit e Trampit? Pse të votojnë kur ata tanimë kanë humbur?

Sulmi propagandues kundër Trampit, ashtu vicioze, nuk ishte e suksesshme gjatë zgjedhjes së kandidatëve republikan. Pavarësisht dënimit të Trampit nga media, ai ia kaloi kandidatëve të tjerë republikan pa shumë mundim.

Demonizimi momental i medias ndaj Trampit mund të dështojë gjithashtu. Në fakt, është shumë e qartë se mund të zgjidhet ai.

Ajo çfarë duhet për amerikanët është të zgjohen nga mospërfillja e tyre të njohin armiqtë e jetëve të tyre, standardet e jetës së tyre, dhe liria e tyre bien ashpër në kundërshti me Trampin.

Në qoftë se amerikanët nuk mund ta arrijnë realizimin e tyre, ata nuk kanë të ardhme, dhe as planeti Tokë nuk ka gjithashtu.

Oligarkia drejtuese e urren Trampin sepse ai e kundërshton luftën me Rusinë, e vë në pyetje qëllimin e NATO-s, kundërshton punët e amerikanëve jashtë shtetit, dhe kundërshton imigracionine pakontrolluar që po transformon Shtetet e Bashkuara në një ekzistencë multi-kulturore me mungesë bashkimi. Oligarkët po zëvëndësojnë Shtetet e Bashkuara me një Kullë të Biblës. Fuqia oligarkike po rritet fuqishëm mes çrregullimit të diversitetit.

Me fjalë të tjera, Tramp është për Amerikën dhe për Amerikanët.

Ja pse oligarkët dhe kuçkat e tyre e urrejnë Trampin.

Amerikanët budallenj që votojnë Hilarin po luftojnë për luftë dhe për vetë mizorinë etyre.

Ka mundësi që një votë për Trampin të jetë njëjta gjë. Megjithatë, në rastin e Trampit ne nuk e dimë këtë. Në rastin e Hilarit këtë e dimë me siguri.

Sigurisht, mund të mos kishte rëndësi se si votojnë amerikanët. Ata që i programojnë makineritë elektronike të votimit do të vendosin për votën, dhe ashtu si të dyja partitë politike janë kundër Trampit, makineritë e programuara do të zgjedhin Hilarin. Këtë e dimë nga historia e zgjedhjeve. SHBA-ja ka kaluar zgjedhje ku sondazhet pas zgjedhjeve tregojnë kandidat fitues ndryshe nga ai i zgjedhuri në makineritë elektronike dhe nuk ka gjurmë të dokumentuar dhe mënyrë për ta verifikuar votën.

Në qoftë se Hilari fiton për në Zyrën Ovale, unë parashikoj luftë bërthamore përpara se mandati i saj i parë të përfundojë. Një votë për Hilarin është një votë për luftën bërthamore.

Në qoftë se je realist për zgjedhjet e ardhshme, nuk ke alternativë tjetër porse të arrish në përfundimin se tërësia e medias dhe e themelimit amerikan preferon rrezikun e luftës bërthamore se sa rrezikun e humbjes së kontrollit të qeverisë nga votuesit.

Që amerikanët do të lejonin rritjen e fuqisë së papërgjegjshme na tregonse gjithçka që ajo që ne duhet të dimë rreth braktisjes së detyrës është se qytetarët amerikan janë fajtor. Populli amerikan dështoi në arritjen e demokracisë, gjë që kërkon qeveri të përgjegjshme. Qeveria amerikane ka provuar se nuk është e përgjegjshme ndaj Kushtetutës së SHBA-së, ndaj ligjit zyrtar, ligjit ndërkombëtar ose votuesve.

Në qoftë se braktisja e detyrës së amerikanëve është lufta bërthamore, populli amerikan do të jetë përgjegjës për vdekjen e planetit Tokë. Dikush do të shpresonte se me këtë barrë të madhe mbi supe, populli amerikan do të refuzojë kandidaten e qartë të luftës dhe do të provojë shanset e përgjegjshmërisë së fjalëve të Trampit./ Gazeta Impakt

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: epavarura.com/ne-qofte-se-hilari-behet-presidente-te-kemi-nje-lufte-berthamore/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: epavarura.com/ne-qofte-se-hilari-behet-presidente-te-kemi-nje-lufte-berthamore/ […]

Comments are closed.