Siç është theksuar në revistën “Science” fragmentet i kanë
shërbyer shkencëtarëve për të ndërtuar dy kafka të ndryshme, të vjetra në mes
të 100.000 dhe 130.000 vjet, e të cilat nuk ngjajnë me asgjë të gjetur deri
tani.

Kafkat nuk përputhenm me formën e homo sapiensëve apo të
neandertalëve, por duket se kanë karakteristikat e të dy linjave.

“Kjo tregon ndërveprimin e popullsisë”, thanë
hulumtuesit. Më konkretisht, kjo tregon se, megjithatë, ka ndodhur përzierja e
materialit gjenetik të të dy specieve.

“Unë nuk dua të mendoj për këtë zbulim si për disa hibride.
Hibridizimi na tregon se këto grupe ishin të ndara, se kishte interaksion të
kohëpaskohshëm, por këto fosile tregojnë se grupet në thelb nuk ishin të
ndara”, thotë një nga antropologët që punon në zbulimin e ri.

Kafkat e zbuluara tregojnë një tru të madh, ashtu siç e kemi ne
sot, por edhe ballin dhe veshin e brendshëm, si të një neandertali.

Tani janë në pritje
rezultatet e testimit të ADN-së./GazetaExpress/.

Let’s block ads! (Why?)

4 COMMENTS