Nëna dhe vëllai kanë hequr dorë nga gazetari serb, Marijan Mijajloviç, për shkak të vendimit të tij për të pranuar fenë islame dhe për të marrë emrin Mustafa.

“Sapo kam angazhuar avokat që t’i ndalojë Marjanit qasje në shtëpinë tonë. Do të eliminohet tërësisht nga e drejta për trashgimi. Nga ana e nënës ai është pasardhës i vojvodës Mishiq, kurse nga i ati pasardhës i Milan Toplicës. Po të kisha mundësi, tani në këtë sekondë, do ta shqyeja me thikë mitrën ku e kam mbajtur atë fëmijë”, ka thënë nëna e tij, Olga Mijajloviq, transmeton Gazeta Lajm.

Marijan Mijajloviq u konvertua nga feja ortodokse në atë islame në një xhami në Bazel të Zvicrës.

Si dëshmi për këtë është shfaqur videoja në faqen e Facebook-ut: “Muslimani Bosne i Hercegovine”. Mijajlovic e ka thënë kelime-shehadetin, kurse emri i tij prej tash e tutje do të jetë Mustafa.

Vitin e kaluar atij i kishte vdekur babai, gjë që kishte ndikuar në të për t’u larguar nga ekrani televiziv.

Ai ka lindur në Tuzla, kurse në vitin 1992 ka kaluar në Beograd. Në 2009 është kthyer në Sarajevë.

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: epavarura.com/nena-e-gazetarit-serb-qe-pranoi-islamin-ta-shqyej-thike-mitren-ku-e-mbajta-ate/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: epavarura.com/nena-e-gazetarit-serb-qe-pranoi-islamin-ta-shqyej-thike-mitren-ku-e-mbajta-ate/ […]

Comments are closed.