Rusia ka dërguar tre nëndetëse të saj në ujërat e Sirisë për të marrë pjesë në operacionet kundër terroristëve.

Gazeta angleze “Sandy Times” ka njoftuar se autoritetet e larta të forcave detare të Anglisë kanë pohuar se tre nëndetëse ruse janë nisur drejt ujërave të Sirisë për tu bashkuar me anijet luftarake të Rusisë në ujërat e Sirisë. Sipas këtij burimi, këto nëndetëse të Rusisë janë të pajisura me raketa Kruz dhe me lloje të tjera të raketave. Qeveria e Moskës në mes të tetorit ka dërguar edhe aeroplanmbajtësen e saj dhe disa anije të tjera luftarake në Detin Mesdhe. Autoritetet ruse thonë se qëllimi i dërgimit të këtyre anijeve luftarake në ujërat e Sirisë është forcimi i forcave ushtarake të këtij vendi në Lindjen e Mesme.

3 COMMENTS

Comments are closed.