– Kryetari i Partisë Lëvizja Nacionaliste Popullore e Turqisë (MHP), Devlet Bahçeli gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë foli për zhvillimet më të fundit në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Në lidhje me tentativën e organizatës FETÖ për grusht shteti kryetari i MHP-së, Bahçeli është shprehur: “Nëse pas tradhtarëve qëndron CIA dhe Pentagoni atëherë kjo do të thotë që kemi të bëjmë me një problem shumë serioz. Nëse SHBA-ja ka qenë pjesë e 15 korrikut dhe nëse ka ndërhyrë përmes bazës ushtarake të Incirlik-ut atëherë kjo do të thotë që marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Turqisë do të kenë pasoja shumë të rënda.”

-“Ushtria e Kryqëzatave ende në krye të detyrës”

Duke theksuar se Ushtria e Kryqëzatave akoma është në krye të punës, Bahçeli në vijim tha: “Ushtria e Kryqëzatave që ka arritur deri në dyert e Jerusalemit është ende në krye të detyrës. Organizata terroriste Fetullahçı janë ortakët e tyre në Turqi. Më 12 shtatorë thonin që ‘fituan fëmijët tanë’, ndërsa tani themi ne ‘falënderojmë Zotin që më 15 korrik humbën fëmijët e tyre të jashtëligjshëm.”

2 COMMENTS

Comments are closed.