Një prej kanaleve televizive të regjimi sionist deklaroi se Beniamin Netanjahu në takimin e tij me Donald Trump do të diskutojë për krijimin e trekëndëshit “ Izrael-Egjipt-Arabi Saudite”, gjë të cilën e kërkon edhe Trump.

Sipas këtij kanali, Trump dhe Netanjahu do të analizojnë dy çështje të cilat shqetësojnë Izraelin.

Çështja e parë është çështja e ndërtimit të kolonive sioniste dhe çështja e dytë është vendimet anti-iraniane të Trump. Vendimet anti-iraniane përfshijnë mënyrën e përballjes me Iranin, Hezbullahun dhe lartësisë Golan të Sirisë. Kanali televiziv thotë se ushtria siriane pas fitores në Alepo është duke avancuar drejt lartësive Golan dhe për këtë është në dijeni edhe presidenti Trump.

Netanjahu në bashkëpunim me Turmp kërkon të krijojë trekëndëshin Izrael-Egjipt-Arabi Saudite për tu përballur me Iranin. Ai mbështet veprimet anti-iraniane të Amerikës dhe do të përpiqet që Izraeli, Arabia Saudite dhe Amerika nuk kanë asnjë problem për të bashkëpunuar në këtë fushë. Përveç kësaj Netanjahu nga takimi me Trump kërkon që të ushtrohet më shumë presione ndaj Mahmud Abas për të rifilluar negociatat në një kohë kur Abas ndodhet nën presionet e Arabisë Saudite dhe Egjiptit për rifillimin e negociatave.

Sipas kanalit të regjimit sionist për momentin krijimi i trekëndëshit të lartpërmendur është tepër i vështirë pasi për momentin marrëdhëniet mes Egjiptit dhe Arabisë Saudite janë të tensionuara.

7 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 34014 more Info to that Topic: epavarura.com/netanjahu-dhe-trump-duan-te-krijojne-trekendeshin-izrael-arabi-saudite-egjipt/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: epavarura.com/netanjahu-dhe-trump-duan-te-krijojne-trekendeshin-izrael-arabi-saudite-egjipt/ […]

Comments are closed.