Sikurse përcjell The Jerusalem Posti, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu është jashtëzakonisht i shqetësuar me fitoren e forcave ushtarake siriane në Halep, e cila është realizuar me mbështetjen direkte ushtarake të Rusisë dhe Iranit. Në këtë aspekt, Netanjahu ka porosit se tani e tutje janë kërcënime të mëdha potenciale për kufijtë shtetëror të Izraelit. Gjatë vizitës së tij në Kazakistan me 14 dhjetor 2016, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka paralajmëruar në kujdesin e shtuar të shtetit çifut. Sikurse përcjell Reutersi nga Jerusalemi, gjatë takimit me kryetarin e Kazakistanit Nursulltan Nazarbajevin, kryeministri izraelit ka hyrë në luftë verbale me kryetarin e Iranit Hasan Ruhanin. Nazarbajevi e ka pyetur Netanjahun a dëshiron të dërgojë mesazh Hasan Ruhanit i cili javën tjetër do të vizitojë Kazakistanin. Netanjahu iu përgjigj:”Mos na kërcënoni. Ne nuk jemi lepuj, por jemi tigra”. Sikurse shkruan The Jerusalem Post, Netanjahu në mesazhin e tij dërguar Iranit ka shtuar se:”Në rast se Iranianët kërcënojnë Izraelin, ata vet do të jenë në rrezik”. Nursulltan Nazarbajevi e ka pyetur Netanjahun, a konsideron se Irani dëshiron të shkatërrojë Izraelin, ai u përgjigj:” Po, jam i sigurtë”.

Izraeli konsideron se Irani më shumë se pesë vite të luftës në Siri ka rritur ndikimin e tij në tërë rajonin, qoftë nëpërmjet Gardës Revolucionare iraniane apo nëpërmjet milicive shiite në Siri, e posaçërisht të Hezbollahut në Liban. Tel Avivi konsideron se ndikimi i Teheranit sot shtrihet që nga Afganistani gjer ne detin Mesdhe. Krerët e shtetit çifut janë të shqetësuar për shkak të shtimit të rrjedhjes së armëve, pasi që Irani tani ka qasje në limanet në Mesdhe, para se gjithash në Tartus në Siri.

Fakti është se Hezbollahu gjatë luftës në Siri ka pësuar humbje, zyrtarët izraelit vlerësojnë se në Siri janë vrarë 1700 luftëtar dhe 7000 janë plagos. Por, nga ana tjetër lëvizja e rezistencë libaneze Hezbollahu ka fituar përvojë të madhe luftarake dhe tani është i aftë të planifikojë operacionet të mëdha ushtarake, duke shfrytëzuar të gjitha llojet e armatimit, përveç aviacionit. Izraeli konsideron se Hezbollahu poashtu e ka ripërtërirë arsenalin e vet raketor dhe tani posedon më së paku 100.000 raketa të rrezeve të ndryshme veprimi.

Burimi : Logiçno

5 COMMENTS

Comments are closed.