Beniamin Netanjahu, kryeministri i Izraelit ka zhvilluar një takim me Hillary Clinton kandidate e demokratëve për president në Amerikë.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta Jerusalem Post sipas të cilës kryeministri i regjimit sionist pas takimit që pati me republikanin Donald Trump, mbajti një takim edhe me kandidaten demokrate Hillary Clinton për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas shtabit elektoral të Hillary Clinton, palët në këtë takim diskutuan për marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1. Clinton nga ana e saj ekzistencën e Izraelit për Amerikën e cilësoi jetike dhe tha se për zbatimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin, Uashingtoni do të ketë bashkëpunim të afërt me Izraelin. Kandidatja demokrate gjithashtu shprehu mbështetjen e saj për zgjidhjen me dy qeveri të çështjes së Palestinës dhe Izraelit.

Ndërkohë shtabi i Donald Trump ka informuar se në takimin Netanjahu-Trump ky i fundit ka premtuar se në rast se futet në Shtëpinë e Bardhë marrëdhëniet mes Amerikës dhe Izraelit do të forcohen. Ai tha se në rast se futet në Shtëpinë e Bardhë, Jeruzalemin do ta njohë zyrtarisht si kryeqytet të Izraelit.

8 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 10528 more Information on that Topic: epavarura.com/netanjahu-takohet-hillary-clinton-ja-cfare-premton-ajo-nese-zgjidhet-presidente/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: epavarura.com/netanjahu-takohet-hillary-clinton-ja-cfare-premton-ajo-nese-zgjidhet-presidente/ […]

Comments are closed.