Beniamin Netanjahu, shpresoi se bashkëpunimi me presidentin e zgjedhur Donald Trump dot ë rezultojë me anulimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit.

Në një intervistë dhënë kanalit CBC, kryeministri i regjimit sionist, presidentin e zgjedhur amerikan Trump e cilësoi mbështetës të madh të izraelit dhe shprehu interesimin e vet për të bashkëpunuar me Trump në anulimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin. Kryeministri i regjimit sionist tha se ka ndërmend të ndjekë 5 hapa për anulimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin por nuk dha asnjë informacion mbi përmbajtjen e tyre. Netanjahu tha se fitorja e Trump në postin e presidentit, do t’i japë fund 8 vite mosmarrëveshje mes Tel Avivit dhe Uashingtonit gjatë presidencës së Obamës. Netanjahu tha: Është e qartë se vendet arabe nuk e konsiderojnë më Izraelin armik të tyre por partner të tyre në përballje me Iranin. Kryeministri i regjimit sionist tha se marrëdhëniet me Egjiptin dhe Jordaninë janë përmirësuar, por ai nuk është përgjigjur lidhur me marrëdhëniet sekrete të Tel Avivit me Arabinë Saudite.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: epavarura.com/netanjahu-trump-te-anulojme-marreveshjen-berthamore/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: epavarura.com/netanjahu-trump-te-anulojme-marreveshjen-berthamore/ […]

Comments are closed.