Gazeta “New York Times” në një raport të saj ka shkruar se papunësia në rritje për çdo ditë e më tepër dhe kthimi në pushtet i Talebanëve në disa pjesë të Afganistanit tregon qartë se lufta e Amerikës në këtë vend nuk kishte kurrfarë rezultati.

“New York Times” në një editorial të saj me titull “Sprofa 15 vjeçare e luftës në Afganistan”, ka shkruar se me largimin e forcave të NATO-s nga Afganistani, papunësia ka përfshirë në masë të madhe qytetarët e Afganistanit dhe grupi Taleban përsëri ka marrë pushtetin në disa pjesë të këtij vendi dhe të gjitha këto tregojnë se kjo luftë nuk kishte kurrfarë rezultati as për Afganistanin dhe as për Amerikën.

“New York Times” në këtë raport shtoi se helikopterët ushtarak vazhdimisht janë duke transportuar forcat amerikane dhe afgane, pengesat e betonit përballë godinave qeveritare dhe ambasadave për tu mbrojtur kundër sulmeve kamikazë dhe shpërthimeve qe vërehen prej së largu dhe pengojnë qarkullimin e njerëzve. Të gjitha këta faktorë gjithashtu tregojnë se pas 15 vite luftës tani kemi arritur në betejën e parë të kësaj lufte të gjatë. Kjo gazeta amerikan ka shkruar se 15 vite më parë SHBA-të kanë hyrë ushtarakisht në Afganistan për të luftuar kundër Al Kaidas dhe grupit Taleban, mirëpo pas shumë viteve duket se tani ka arritur në pikën e parë të luftës dhe nuk asgjë për të treguar.

10 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 6658 more Information on that Topic: epavarura.com/new-york-times-lufta-per-afganistanin-nuk-kishte-kurrfare-rezultati/ […]

Comments are closed.