Mena Mahmoud

Në vitin 1492, edhe myslimanët që ishin pjesë e Spanjës (të cilët morë emrin maur) për gati 800 vjet u dëbuan pasi humbën Betejën e Granadës ndaj ushtrive të monarkëve katolikë. Ishte fundi i një epoke për maurët që kishin ardhur nëpër ngushticën e Gjibraltarit dhe sollën me vete jo vetëm kulturën dhe fenë e tyre, por edhe njohuritë e tyre. Nën sundimin maurë, përparime janë bërë në shkencë dhe matematikë, si dhe gjeografi e filozofi. Ndikimi që Myslimanët maurë kishin në Spanjë mund të shihen ende sot. Duke filluar nga arkitektura tek gjuha, dhe madje edhe tek bujqësia, myslimanët formuan një pjesë të rëndësishme të historisë së Spanjës.

Arkitekturë

arkitekture

Nëse e keni parë serialin “Game of Thrones” kohët e fundit, me siguri keni parë edhe skenat që janë xhiruar në kopshtet e ujrave Dorne, të njohura në botën tonë si Alcazari i Seviljes. Pallati i bukur, i ndërtuar nga mbretërit maurë, me harqet e tij të larta, të përpunuara me dizajne gjeometrike, dhe oborret e fshehura, është një nga shembujt më të mëdha dhe më të bukura të arkitekturës islame. I njëjti stil arkitektonik mund të shihet edhe në pallatin e Alhambra, i njohur gjithashtu si Qalat Al-Hamra, si dhe Mezquita de Córdoba (Xhamia e Madhe e Kordovës), i cili për një kohë ishte një vend i përbashkët adhurimi për të krishterët dhe myslimanët, njësoj.

Gjuha

Gjatë periudhës së kulturës të përbashkët, gjuha arabe maure u ndërthur me spanjishten në një mënyrë të tillë që impakti i saj ende mund të ndihet edhe sot. “Ojala” (shpresoj) në spanjisht e ka prejardhjen nga “Inshallah” në arabisht. Ngjashmëria mund të dëgjohet në fjalë si Arroz, Azúcar, dhe Almohada. Ndikimi i arabishtes në spanjisht nuk është i kufizuar në fjalë të përditshme. Ajo mund të dëgjohet në shqiptimin e shkronjës “h” në rajone të caktuara të Spanjës dhe emrat e monumenteve kryesore, të tilla si Kosta del Azahar.

Teknologjia

teknologji

Myslimanët Maurë ishin në gjendje të kalonin njohuritë e fituara nga Kina, India dhe rajonet e tjera të botës që kishin shkuar nëpërmjet tregtisë. Teknologjia e re që u indoktrinua psh. në sistemin numëror arab, letrave nga Kina, astrolabe, dhe sistemin e tyre të ujitjes, të cilat kanë ndihmuar në rritjen e kulturës në Spanjë. Metodat e tyre bujqësore dhe të sistemit të ujitjes, të cilat janë krijuar për shkak të jetesës në shkretëtirat e Afrikës së Veriut, ishin në gjendje të ndihmonin në lulëzimin e agrikulturës së Spanjës. Maurët ishin gjithashtu në gjendje të fusnin edhe kultura të reja, të tilla si agrumet dhe kallami i sheqerit në rajon. Që atëherë, Spanja është bërë një nga prodhuesit më të mëdhemj të frutave agrume.