Në pamjet e puvlikuara në një video mund të shihet qartë kryeministri aktual i Serbisë, Alekandër Vuçiq me pushkë në dorë, së bashku me çetnikët e tij, viziton pozicionet serbe mbi Sarajevën e rrethuar dhe shkatërruar nga lufta e vitit 1995.

Portali Sandzakonline.com që ka publikuar videon në fjalë, pyet nëse Vuçic ka ndëshkuar ndonjëherë këtë akt që nxiste sulme mbi kryeqytetin e Bosnje dhe Hercegovinës.

“Cili ka qenë roli i tij gjatë agresionit dhe si ndodhi që ai nga Beogradi t’i vizitonte pozicionet e agresorit me armë në dorë dhe që dyshohet se ka shtënë ndaj qytetarëve të Sarajevës së rrethuar? A do ta hetojë Prokuroria e BeH-së rolin e tij gjatë vizitës së tij, kur ai me vete mbante armë”, pyet portali “Sandzakonline”.

“Gjithashtu, [kreu i radikalëve serbë] Vojislav Sheshel deklaron haptas se ai ka dëshmi që Aleksandër Vuçiq ka qenë vullnetar në varrezat hebraike përreth Sarajevës më 1995. Në video, në minutën 3:40 sekonda, shihet Vuçiqi me pushkë në dorë. Pyetje për Vuçiçin: a ke shtënë mbi qytetarët e Sarajevës”, pyet portali nga Sanxhaku.

Kujtojmë se Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që kur ka marrë pushtetin në Serbi, ka deklaruar se partia që ai drejton, Partia Përparimtare Serbe (SNS), është subjekt politik që do ta çojë vendin në Bashkimin Evropian dhe e ka shpallur veten si udhëheqës të moderuar.

4 COMMENTS