Mbikëqyrja e drejtësisë e provoi këtë. Nën kërkesën e Aktit të Lirisë së Informacionit u bë e mundur të merrej një kopje direktivës së Agjensisë së Inteligjencës së Mbrojtjes që filloi krijimin e ISIS-it në 2012-n. Raporti i DIA-s thotë:

“VENDET PERËNDIMORE DHE TURQIA [E CILA] MBËSHTET OPOZITËN [SIRIANE] . . .

[MBËSHTETJA] THEMELIMI I NJË PRINCIPATE SELEFISTE TË DEKLARUAR APO JO NË SIRINË LINDORE . . .NË MËNYRË QË TË IZOLOHET REGJIMI SIRIAN . . .”.

Jo vetëm Mbikëqyrja e Drejtësisë duket ta ketë vlerësuar rëndësinë e këtij dokumenti, ku komunikata e shtypit u fokusua në sulmit e Benghazi-t. Qarkullimet e fundit të emaileve të Hillary Clinton-it, për më tepër, konfirmojnë se heqja e Assad-it nuk ka të bëjë me abuzimin e pretenduar të popullit sirian, por për shkak se duan të ndihmojnë Izraelin.

Vetëm se në rast se të ka shkuar në mendje, Hillary ishte sekretare e shtetit nga viti 2009 në vitin 2013. Barack hipi në pushtet në 2008 dhe iku në 2016-n. Ishte e planifikuar. Nuk mund të kishte ndodhur pa aprovimin e tyre. Ata vërtet e krijuan ISIS-n!

Sulmet kimike mbi qytetarët sirian më 21 gusht 2013 u bënë për të justifikuar hedhjen e raketave në Siri. Obama ishte gati, por amerikanët nuk ishin. Dhe kur të thënat ranë poshtë nga një dosje prej 50 faqesh që rusët i dhanë OKB-së, ata kaluan në “planin B” gjë që ishte krijimi i ISIS-it nga DIA.

Besohet gjërësisht se armët kimike i janë mundësuar “rebelëve” nga Princi Bandar i Arabisë Saudite, të së cilës familja Bush i referohet si “Bandar Bush”. Por qarkullimet e fundit të emaileve të Hillary-t sugjerojnë se ajo po ia drejtonte transferimin e armëve nga Libia në Siri dhe armët kimike mund të kenë qenë mes tyre.

Sulmi Benghazi duket të ketë filluar pasi ambasadori Christ Stevens ishte i shqetësuar sepse disa nga armët që po çoheshin drejt Sirisë mund të përdoreshin kundër popullit civil.

Administrata e Obamës i bëri bisht pyetjeve nëse Benghazi kishte të bënte me transferimin e armëve drejt rebelëve. Kjo do të thotë ”Po!”

Shenjat kanë qenë gjithmonë aty, por media nuk i ka raportuar ato. Këtu janë disa nga faktet e raportuara në një studim të fundit rreth ISIS-it”:

*Më 23 shkurt të 2015-s, *FARS* raportoi se Ushtria e Irakut ka ulur 2 UK aeroplanë kargo që transportonin armë për ISIS-in, që ishte mes shenjave të para se gjërat nuk ishin ashtu siç Perëndimi i tregonte botës – dhe sidomos sipas burimeve të lajmeve të SHBA-së.

*Më 1 mars të 2015-s, *FARS* raportoi se forcat popullore të Irakut njihen si “Al-Hashad Al-Shabi” rrëzoi një helikopter që mbante armë për ISIL-in në provincën e Al-Anbar-in ku ata kishin bërë fotografi.

*Më 10 prill të 2015-s, *Press TV* raportoi se, në përgjigje të kërkesës nga Siria se ISIL-i të quhet një organizatë terroriste, SHBA, Britania, Franca dhe Jordania kishin refuzuar, gjë që ishte çoroditëse për ta.

*Fotografitë po shfaqeshin përnjëherësh duke treguar antarët e ISIS-it duke bërë tatuazhe “Ushtria e SHBA-së”, gjë që media amerikane duhet ta pranojë. Konfirmojeni vetë duke kërkuar online ”antarët e ISIS-it duke bërë tatuazh Ushtrinë e SHBA-së”.

*Më 19 maj të 2015-s, Brad Hoof i levantreport.com , “dokumenti i Agjensisë së Mbrojtjes së Inteligjencës: Perëndimi do ta lehtësojë ngritjen e Shtetit Islamik ‘në mënyrë që të izolojë regjimin sirian”, bazuar në qarkullimin e zgjedhjes së dokumenteve të klasifikuara të marra nga Mbikëqyrja e Drejtësisë nga Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së dhe Departamentit të Shtetit.

*Më 22 qershor të 2015-s, ish-kontraktuesi i CIA-s Steven Kelley, shpjegoi se “SHBA-ja e krijoi ISIL-in për hir të Izraelit” dhe për të pasur një “luftë pambarim” në Lindjen e Mesme”, që do t’i bënte vendet atje “në mënyrë të pamundur të ngrihen ndaj Izraelit” dhe të mundësojë “një seri urdhrash për armët nga kompleksi ushtarako-industrial në atdhe, gjë që po prodhon shumë lekë senatorëve qe i bëjnë këto luftra”.

Ka shumë – shumë më shumë, duke përfshirë fotografitë e Sen. John McCain me Abu Bakr al-Baghdadin. Mund të gjeni shumë prej tyre në internet. Në Uashington, ISIS njihet gjërësisht si “ushtria e John McCain-it”. Kështu që, çfarë ka që nuk shkon me një kandidat për president që thotë se kundërshtari i tij dhe mbështetja e saj më e fortë në fakte krijoi ISIS-in? Trump ka të drejtë./ Gazeta Impakt

7 COMMENTS

Comments are closed.