Gatime LIFESTYLE Shëndeti

Nga vjen djersitja e tepërt dhe si mund ta largoni

Djersitja është e rëndësishme për shkak të asaj se si trupi e rregullon temperaturën – djersitja na mban të freskët, komod dhe e parandalon trupin nga nxehja e tepërt.
Por, ju nuk duhet të djersiteni nëse trupi nuk ka nevojë të freskohet.
Djersitja e tepërt apo hiperhidroza, mund të ndodh pa arsye dhe ndonjëherë përmirësohet me moshën.
Në disa raste (hiperhidroza sekondare), mund të jetë si pasojë e efekteve anësore të medikamenteve apo ndonjë sëmundje të fshehtë.
Nëse mendoni se jeni duke u djersitur së tepërmi, mos u brengosni sepse ka mënyra se si të ballafaqoheni me këtë problem.
Në shumicën e rasteve, djersitja e tepërt nuk është kërcënim për shëndetin.
Ekspertët anglezë rekomandojnë që të vishni rroba më të gjëra për t’i minimizuar shenjat e djersitjes.
Gjithashtu mbathni çorape që e absorbojnë lagështinë dhe ndërroni çorapet të paktën dy herë në ditë.
Përpiquni edhe të mbathni këpucë të ndryshme çdo ditë.
Shmangia e materialeve të najlonit gjithashtu ndihmon në parandalimin e djersitjes së tepërt.
Veç këtyre, mos bëni gjëra të cilat jua keqësojnë djersitjen – siç është konsumimi i alkoolit apo konsumimi i ushqimeve të djegësa
Shperndaje lajmin Nga vjen djersitja e tepërt dhe si mund ta largoni appeared first on Kosova Post.