Për herë të parë shkencëtarët kanë arritur të ‘ngrohin’ valvulet e zemrës, zbulim ky që mund të çojë në krijimin e një “banke organesh” brenda dekadës.

Pacientët që kanë nevojë për transplant shpesh vdesin pa e marrë organin e ri, pasi që ambulancat shpesh nuk arrijnë tek ta me organe të cilat mund të mbahen në akull vetëm për katër orë, transmeton Gazeta Express.

Vlerësohet se rreth dy të tretat e zemrave dhe mushkërive “shkojnë posht” çdo vit në botë. Por hulumtuesit në Universitetin e Minnesotas në SHBA mund ta kenë zgjidhur problemin pas “ri-ngrohjes” së valvuleve të zemrës dhe indeve të një kafshe.

Udhëheqësi i studimit, Dr. John Bischof tha: “Kjo është hera e parë që dikush ka arritur në këtë shkallë të lartë të sistemit biologjik dhe të demonstrojë sukses, shpejt dhe mirë, duke ngrohur organet e ruajtura pa shkaktuar ndonjë dëm në to”.

Shkencëtarët thonë se shpresojnë që me këtë teknikë do të mund të ruhen zemra dhe veshkat e njeriut.

Let’s block ads! (Why?)

2 COMMENTS