Gatime LIFESTYLE Shëndeti

Nis “Kënga Magjike 2019”, Adrola mahnitë me paraqitjen

Ka nisur zyrtarisht edicioni i nëntëmbëdhjetë i festivalit të madh shqiptar, “Kënga Magjike 2019”.
Artistët që do të prezantohen janë të shumta, teksa skenografia e festivalit i ka mahnitur të gjithë.
Bukuroshja Adrola Dushi është përzgjedhur si prezantuesja e edicionit të sivjetmë.

View this post on Instagram

@adroladushi @kengamagjikeofficial #TvKlan www.tvklan.al
A post shared by TV KLAN (@rtvklan) on Dec 4, 2019 at 11:45am PST

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale para nisjes së natës së parë, modelja është shfaqur tejet tërheqëse e veshur me një fustan të zi, i cili theksoi linjat e saj trupore.

Adrola Dushi në natën e parë të “Kënga Magjike 2019” (Foto: Class/Facebook)

Përndryshe, artistët që performojnë sonte (e mërkurë) në natën e parë të festivalit janë:
Kategoria “Big & Big International”
Aimee Sophia, Anxhela Peristeri, Ardit Çuni, Endri dhe Stefi, Elita Reçi, Erik Lloshi, Fifi, Jehona Sopi, Jason Walker, Marsela Çibukaj, Mar Shine, Olsi Bylyku, Rovena Dilo ft. Fit Man & Rolla, Vitmar Basha, West Side Family;
Kategoria “New Artist & New International Artist”
Alex Alexander, Dario Zela, Klara Doçi, Laura & Elisa Gjipi, Laxxard, Lina Pejovska, Marjona Metohu, Sany, Sharr Braina.
Kujtojmë që “Kënga Magjike” këtë vit është organizuar nën moton “Këndojmë për të ndërtuar”, – që vjen si solidarizim me të prekurit nga dy tërmetet e fundit që goditën Shqipërinë javën e kaluar. /Telegrafi/
Shperndaje lajmin Nis “Kënga Magjike 2019”, Adrola mahnitë me paraqitjen ne facebook, twiter, google+ etj.net.