Më në fund, pas një pritje të gjatë përmendoret shqiptare të cilat ishin pjesë e projektit Shkupi 2014, në orët e vona të natës së djeshme kanë arritur në Shkup. Njëra prej tyre, pra përmendorja e Pjetër Bogdanit, është vendosur para pak çastesh në ”Parkun e Gruas”, përballë Kuvendit të Maqedonisë.

Por vendosja e Bogdanit në mes të Shkupit, nuk është se u vjen fort për osh një pjese të shqiptarëve në Maqedoni, pasi janë kundër kësaj figure, për shkak se e konsiderojnë si njeri që ka urryer ashpër shqiptarët muslimanë, pikërisht për shkak të besimit të tyre.

Andaj, në rrjetet sociale tashmë kanë filluar të bëhen thirrje kundër vendosjes së bustit të tij në Shkup, duke e kritikuar ashpër BDI-në e Ali Ahmetit dhe duke paralajmëruar protesta për t’u ndalur ky krim, siç e konsiderojnë ata, kundër muslimanëve.

Në disa libra të Pjetër Bogdanit, sipas tyre, Profeti Muhamed akuzohet si i dhënë pas kurvërisë, hipokrit, ndërsa për Islamin ai thotë se “është frymëzim i dreqit”.

Për shqiptarët e besimit musliman në Maqedoni, urrejtja e Pjetër Bogdanit kundër fesë islame dhe Kur’anit shkon deri në atë shkallë sa ai kërcënon që “me gjak e me shpata do të shlyente gjurmët sakërlegje të Kur’anit”.

Ndryshe, përveç Pjetër Bogdanit, brenda ditës pritet të vendosen edhe dy përmendore tjera shqiptare, ajo e Josif Bagerit dhe Nexhat Agollit.

Këto përmendore si pjesë e projektit Shkupi “2014” kanë qenë të planifikuara të vendosen para 3vitesh. Ndërsa arsyet për mosvendosjen në kohë të këtyre përmendoreve gjithnjë kanë qenë të panjohura për publikun.

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 94980 additional Information on that Topic: epavarura.com/nis-vendosja-e-permendoreve-shqiptare-ne-shkup-kundershtohet-ajo-e-pjeter-bogdanit-ka-urryer-muslimanet/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you can find 19875 more Information on that Topic: epavarura.com/nis-vendosja-e-permendoreve-shqiptare-ne-shkup-kundershtohet-ajo-e-pjeter-bogdanit-ka-urryer-muslimanet/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Here you will find 70938 more Information to that Topic: epavarura.com/nis-vendosja-e-permendoreve-shqiptare-ne-shkup-kundershtohet-ajo-e-pjeter-bogdanit-ka-urryer-muslimanet/ […]

Comments are closed.