Një 100-vjeçar me Alzheimer: si “kokra e mollës” pas infektimit me koronavirus

0

Një 100-vjeçar kinez është shëruar nga koronavirusi, duke u nxjerr nga spitali si “kokra e mollës”.
Sipas mediave botërore, ky është pacienti më i vjetër që shërohet nga kjo sëmundje.
Plaku u sëmur në provincën Hubei, kryeqyteti i të cilit Wuhan ishte epiqendra e epidemisë.
Ai mbërriti në spital me 24 shkurt, vetëm disa ditë pasi festoi 100 vjetorin e lindjes – plaku lindi në shkurt 1920.
Mediat kineze raportojnë se burri vuan dhe nga sëmundja e Alzheimerit dhe se ka presion të lartë të gjakut e probleme të zemrës.
Gjithashtu thuhet se plaku ishte trajtuar me metoda të ndryshme  antivirale. //

Loading...