Një dritë misterioze pushton Shtëpinë e Bardhë (Video)

33

Drita të fuqishme të kuqe ndriçuan katin e dytë të Shtëpisë së Bardhë mbrëmjen e së dielës për rreth 20 minuta, raporton “RT”.

Qytetarët nxituan të ofrojnë dhjetëra teori të mundshme të asaj që mund të ishte duke ndodhur brenda vendbanimit të numrit një të Amerikës, shkruan syri.net. Dritat misterioze brenda banesës së Donald Trump u kapën edhe nga kamerat televizive në lidhje ‘live’, dhe menjëherë tërhoqën vëmendjen e qindra përdoruesve të rrjeteve sociale

Disa thanë se këto ishin drita të “klubeve të natës”, duke sugjeruar se Presidenti Trump po organizonte një festë.

Por nuk kanë qenë të pakët ata që sugjeruan se prapa kësaj skene të çuditshme fshiheshin rusët, apo se ndoshta Presidenti Trump po përpiqej të komunikonte me ta.

Loading...