Një ndeshje me Izraelin për eliminatoret e Botërorit ka çuar në riaktivizimin e “sektorit xhihadist” në media, pas akteve e infove të ofruara me bujari nga policia e organi i akuzës shqiptare për skenarë sulmesh nën siglën e ISIS-it kundrejt ekipit hebre.

Edhe pse sa ekziston kjo fantazmë reale e ankroruar në dy “s” e dy “i” nuk është shënuar asnjë akt anti-izraelit, skema ka funksionuar saktë: elementë të lidhur me ISIS-in, madje me vetë Muhaxherin e frikshëm, do u zinin pritë njerëzve të topit të ardhur nga Lindja e Mesme, për t’u hakmarrë në emër të kauzës së tyre…gjithnjë xhihadiste, sipas definicionit mediatik, pikërisht të asaj media që u tall paq me Tërmetin e Tepelenës kur tha gjatë fushatës elektorale frazën “fitore publicitare” në vend të “….plebishitare”, por që nuk e kupton dot se nuk i lë asgjë mangut kreut të Bashkisë së qytetit të Ali Pashës sa herë preken tema të tilla.

Me dhjetra arrestime në prag të ndeshjes u shoqëruan më pas me dy prova ilustruese: municion të gjetur në shtëpinë e një ish-ushtari të frontit sirian në një fshat të Pogradecit; si dhe faktin që dy prej të arrestuarve kishin pranuar nën një ndjenjë pendese se po, ata kishin përgatitur një atentat anti-izraelit. Dhe kjo ndodh në një vend ku terrori i hashashit bëhet ditën për diell, nga të kthesh sytë, por që për çudi praktika e përgjimeve për t’i rrasur pas hekurave kokat e këtij terrori që po ia fik derën këtij vendi, nuk funksion.

***

Dhjetor 2005. Bujar Hysa, i cili mban nofkën mediatike “imam i vetëshpallur” e që sot gjendet pas hekurave i dënuar me 18 vjet heqje lirie me akuzën për “rekrutim personash në organizata terroriste”, ishte tjetërkush atë kohë; siç dhe koha ishte tjetër pasi Siria ishte një vend normal e ISIS-i nuk ekzistonte. Gjithçka sillej rreth Al Kaida-s dhe Bin Ladenit, por jo në termat e sotëm ku po merren në qafë shumë njerëz, që çuditërisht rezultojnë të gjithë mjekërgjatë.

Ishin orët e vona të një mbrëmjeje dhjetori kur Bujar Hysa, atë kohë drejtues i një kompanie për haxhilerë, po fuste dhe bagazhet e tij në sistemin e kontrollit të aeroportit, kur sakaq, dikush i kap një plumb – medemek në njërën prej çantave (e pse patjetër duhej të ndodhej një plumb e jo disa? Mirë plumbi, po arma ku ndodhej?) – dhe ja vendos para syve më pyetjen retorike se çfarë është kjo. Hysa, i qetë pasi nuk kishte të bënte fare me të, dhe nuhatës ne moment mbi statusin e personit me plumb në dorë, misionin e tij dhe lojën që po luhej, ia kthen me të qeshur që ta linte të qetë, me nëntekst që mos e vazhdonte më atë lojë të ndyrë.

Ndërkohë, njeriu i plumbit ishte pikasur në aktin e tij të vendosjes së sendit vdekjeprurës në bagazhet e Hysës nga ca të tjerë rretherrotull, klientë të këtij të fundit, të cilët reaguan fort duke shkaktuar dhe acarimin e situatës. Personi në fjalë, qartazi njeri i specializuar për rengje për çështje terrorizmi, kishte vetëm një synim: lënien e plumbit në dorën e Hysës, duke e mbajtur të ndezur dialogun me të, ku qëllimi ishte lënia e gjurmëve të gishtërinjve në sendin që në atë moment kishte vlerë kompromentuese.

Por kjo nuk ndodhi. Reagimi i masës se njerëzve përreth të cilët e kapën lojën, si dhe ndërhyrja e një prokurori me emër, bëri që çështja të mbyllej aty për aty.
Është kjo një histori që ka shumë fabul brenda; të atillë për të kuptuar më së miri “Izraelin e kërcënuar”, “municionin” dhe “rrëfimin e të pendurve” që kanë rasur këto ditë në qeli më shumë se 100 persona, që, për koinçidencë nuk pranojnë të vënë brisk në faqe.

Nga një dëshmitar në vendngjarje –/tesheshi.com/

9 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: epavarura.com/nje-histori-e-per-tu-kujtuar-kur-bujar-hysa-kapej-plumb-shik-u-ne-bagazhe/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you will find 25075 additional Info on that Topic: epavarura.com/nje-histori-e-per-tu-kujtuar-kur-bujar-hysa-kapej-plumb-shik-u-ne-bagazhe/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Here you can find 61680 additional Info on that Topic: epavarura.com/nje-histori-e-per-tu-kujtuar-kur-bujar-hysa-kapej-plumb-shik-u-ne-bagazhe/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Here you will find 26936 more Information on that Topic: epavarura.com/nje-histori-e-per-tu-kujtuar-kur-bujar-hysa-kapej-plumb-shik-u-ne-bagazhe/ […]

Comments are closed.